Spahia: Mungesa e transparencës nga qeveria kosto për qytetarët, kanë humbur besimin
Përmes një postimi në Facebook, ish-deputeti i PD-së Bardh Spahia shkruan se humbja e besimit është kosto për qytetaret edhe në kohë Covid-i.
Sipas tij, qytetarët duhet të mbajnë në kurriznjë qeveri të papërgjegjshme!
“Sa mëshumë rritet shifra e të infektuarve, aq më të braktisur ndihen qytetarët e aqmë pak i vihet veshi "këshillave" e gjobave të qeverisë, si mënyrëpër t’u mbrojtur nga Covid-19. Dhe kjo është fatkeqësi, sepse dëshmon se sa ipabesueshëm është bërë Edi Rama dhe ministrja e tij e shëndetësisë, që duhet tëmenaxhonin sigurinë shëndetësore të qytetarëve në këtë kohë pandemie!
Kjo qeveri dështoi, duke u bërë e pabesueshme, sepse karantinimin ekstrem, ku inënshtroi qytetarët, nuk e shfrytëzoi për marrje masash e rritje kapacitetesh!Rihapja dëshmoi se sa e papërgatitur dhe pa strategji ishte qeveria për këtëagresivitet të virusit.” – shprehet Bardhi.
Spahia shkruan se qeveria ka injoruar çdo sugjerim dhe mbetemi të fundit në rajon në lidhje me numrin e testimeve.
“EdiRamës dhe ministres së tij të shëndetësisë, që injoruan çdo sugjerim, si ngaopozita edhe profesionistë të fushës, iu deshën 4 muaj për të"aktivizuar" vetëm me fjalë e sa për show një laborator të dytëtestimesh, atë të QSUT-së, edhe pse çdo herë mohonin të kishin problemekapacitetesh për teste. Mbetemi të fundit në rajon për numrin e ulët të testevedhe i njëjti model vijon edhe pse rezultojnë mbi 25 % të infektuar, nga tëtestuarit ditorë. Mungesa e transparencës është në përmasa olimpike. Psefshihet numri real i testimeve molekulare (tamponëve), por përcillet një shifërtotale bashkë me testet serologjike, edhe pse nuk janë e njëjta gjë? Pse uvonua kaq shumë liberalizimi i këtyre testimeve, që përkundër propagandës, katë dukshme mungesën e kapaciteteve si teknike ashtu edhe njerëzore? Si mund tëbëhen vetëm 304 testime (dje) në këtë situatë?”
Për Spahian vatrat e rritura të infeksionit, si në spitale e institucione janë dëshmia se si protokollet nuk zbatohen as në testimin e të dyshuarve.
“Vatrat e rritura të infeksionit, si në spitale e institucione janë dëshmia se si protokollet nuk zbatohen as në testimin e të dyshuarve, të cilët për pasojë vazhdojnë punën, apo edhe në gjurmimin e kontakteve e karantinimin e tyre. Dhe fatkeqësisht me këtë lloj papërgjegjshmërie, trajtohet edhe personeli mjekësor i infektuar. Çdo ditë e më shumë denoncohen raste të qytetarëve që me shfaqjen e simptomave zgjedhin të vetizolohen me ndjenjë përgjegjësie ndërsa presin më kot për ditë e javë të tëra një test nga strukturat e qeverisë së papërgjegjshme."
Së fundi, Spahia shton se mungesa e transparencës nga ana e qeverisë bën që qytetarët të mos besojnë te kjo e fundit.
“Nga anatjetër, mungesa e trajtimit mjekësor, po deklarohet me zë e figurë nga vetëmjekët e spitaleve Covid, se pacientët u vijnë në gjendje kritike, atëherë kurshanset për t’i kuruar mbeten tejet të ulëta. Përse kjo lloj papërgjegjshmërie?Kemi mungesë kapacitetesh? Kemi mungesë testesh? Kemi mungesë ilaçesh? Prandajshfaqen shishe uji përkrah serumeve në fotot që shpërndan ministrja eshëndetësisë? Me çfarë po kurohen të infektuarit me Covid në spitale?
Kjo mungesë transparence dhe propaganda verbale e vizive me kamerat e ERTV-së,bëjnë që qytetarët me të drejtë të mos besojnë më tek qeveria, e për pasojë astek këshillat e saj! Nuk ka fatkeqësi më të madhe se të kesh një qeveri tëtillë!”