Dhunë ndaj kundërshtarit, Disiplina "hedh" nga kategoria skuadrën e Tërbunit
Komisioni i disiplinëspranë FShF-së ka vendosur penalizimin dhe hedhjen nga kategoria e skuadrës së Tërbunitpas episodeve të dhunës ndaj skuadrës së Egnatias disa ditë më parë.
Gjithashtu ajo ështëpezulluar nga gara për ndeshjet e ardhshme të Kategorisë së Parë për sezonin2019-2020.
Edhe disa prej zyrtarëvetë skuadrës së Pukës si Dritan Frroku, Alfons Gjergji janë përjashtuar përgjithmonënga çdo aktivitet futbollistik për sulm dhe dhunë ndaj kundërshtarëve.
Episodi që ndodhi nëPukë disa ditë më parë, vijon të lërë shenja në futbollin shqiptar, një dhunë qëduket se është ngulur thellë në sportin shqiptar.
Vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës:
1. FK Tërbuni, për dështim në përmbushjen epërgjegjësive në mënyrë të përsëritur, duke mos garantuar sigurinë e lojtarëvetë ekipit kundërshtar, në bazë të Neneve 27, 28, 31, 39/1, 55/2, 63, 64/2, dhe65 të KDS përjashtohet nga aktiviteti futbollistik për sezonin 2019-2020 dhezbritet në një kategori më të ulët.
2. Zyrtari i FK Tërbuni, Dritan Frroku, përsulm dhe dhunë ndaj kundërshtarëve, në bazë të Neneve 11/1/e, 11/1/f, 31, 38,39/1, 47/2/b dhe 55/1 të KDS përjashtohet përgjithmonë nga çdo aktivitet futbollistik.
3. Zyrtari i FK Tërbuni, Alfons Gjergji, përsulm dhe dhunë ndaj kundërshtarëve, në bazë të Neneve 11/1/e, 11/1/f, 31, 38,39/1, 47/2/b dhe 55/1 të KDS përjashtohet përgjithmonë nga çdo aktivitetfutbollistik.
4. Zyrtari i FK Tërbuni, Mark Frroku, për sulmdhe dhunë ndaj kundërshtarëve, në bazë të Neneve 11/1/e, 11/1/f, 31, 38, 39/1,47/2/b dhe 55/1 të KDS përjashtohet përgjithmonë nga çdo aktivitetfutbollistik.
5. Zyrtari i KF Sopoti, Gentian Stojku, përsjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/a të KDSdënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
6. Zyrtari i Vllaznia B, Fatjon Hasanaj, përsjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/2/a të KDS dënohetme 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
7. Lojtari i FC Internacional Tirana, KlevisDoka, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDSdënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
8. Lojtari i FC Internacional Tirana, PatrikVlashi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktivitetifutbollistik.
9. Lojtari i Labëria Fc, Halim Begaj, përsjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDSdënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
10. Pranimin e kërkesës së FK Shënkolli.Pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 32/4/5 të KDS, FKShënkolli vendoset në provë për një afat 6 muaj dhe në rast të përsëritjes tëshkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohetdënimit të ri.