Trukimi i Bylis-Tirana? Duka: Po hetohet në bashkëpunim edhe me UEFA-n

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka kryer inspektime në ndërtimin e stadiumit të ri të Kukësit gjatë ditës së sotme.

Në një deklaratë përmediat, ai ka komentuar mbi akuzat e ngritura për trukimin e mundshëm të ndeshjesmes Bylisit dhe Tiranës e vlefshme për Kupën e Shqipërisë.

Duka u shpreh seprocesi po vijon dhe tashmë është në dorën e hetuesve dhe juristëve të cilët popunojnë për të mbledhur provat e mjaftueshme.

Gjithashtu ai thotë sepo bashkëpunohet edhe me UEFA-n, e në rast se pretendimet vërtetohen, do tëmerren masat e nevojshme për ndëshkimin e palëve të përfshira.

“Në fakt ky kampionat është vërtetë për t’ufestuar që po përfundohet, duke patur parasysh peripecitë që kemi kaluar gjatëpandemisë, por nuk më vjen mirë që në prag të përfundimit të flasim lidhur meakuza për trukim. Por është një dyshim i fortë për ndeshjen Bylis-Tirana, praështë e dyshuar për trukime. Juristët dhe hetuesit po mundohen të mbledhinprova për të vërtetuar nëse kemi të bëjmë me një ndeshje të trukuar. Në njëbashkëpunim të ngushtë me UEFA-n, që pas përfundimit të ndeshjes, po hetohetpër të dalë në një konkluzion. Nëse nga komisionet do të vërtetohet që ka pasurtrukim të rezultatit, besoj se do të ketë vendime të merituara për të eliminuartrukimin”.

Llogaritë matematikorei kanë dhënë titullin kampion Tiranës pas 11 vitesh mungesë vetëm 2 ndeshjelarg mbylljes së Superiores.