Mbajtën muzikën ndezur pas orës 20:00, gjobiten me 10 milionë lekë 3 biznese në Sarandë e Vlorë
Policia ka ndëshkuar me nga 1 milion lekëgjobë, administratorët e tre lokaleve në Sarandë e Vlorë.
Këto biznese u konstatuan duke ushtruaraktivitet me muzikë në kundërshtim me Aktin Normativ.
“Strukturate Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve të ushtruara nësubjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanëevidentuar dy bar-restorante në Vlorë dhe një lokal në Sarandë që vazhdonin tëushtronin aktivitet me muzikë pas orës 20:00, në kundërshtim me Aktin Normativ,duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit.” – njofton policia.
Për secilin nga këto subjekte, meadministratorë shtetasit G. L., K. N. dhe F. M., shërbimet e Policisë kanëvendosur masë administrative 1.000.000 lekë.
Policia e Vlorës apelon për të gjithëadministratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë merigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimine përhapjes së COVID-19.