Dy standarde për pishinat, Ministria e Shëndetësisë urdhëroi mbylljen por disa punojnë
Që prej fillimit të pandemisë pishinat janë ndeshur mekontrolle të shpeshta të policisë dhe ISHSH, të cilat vijojnë të monitorojnëoperatorët që ushtrojnë aktivitetin në kryeqytet.
Me vendim të qeverisë, pishinat janë një nga aktivitetet qënuk lejohen të hapen dhe disa e kanë respektuar këtë vendim.
Sipas bizneseve, ISHSH po mban dy standarde, pasi pishinatjo vetëm në bregdet por edhe në kryeqytet vijojnë punën pa asnjë kufizim.
Policia e rendit dhe ISHSH kanë ushtruar kontrolle ne pishinate kryeqytetit, duke mos i lejuar të fillojnë aktivitetin.
Por duket se ISHSH nuk po respekton ligjin për të gjithë njësoj.
Në rrjetet sociale pishinat ftojnë qytetarët me oferta tëndryshme, ndërsa shihen foto dhe video ku aktiviteti vijon normalisht pa marrëparasysh vendimin ndalues të qeverisë.
Më të penalizuarit në këtë situatë kaotike duket se janë operatorëtqë kanë vendosur të zbatojnë vendimin e qeverisë, të cilët po përballen mekonkurencë të pandershme me subjektet që po shkelin aktin normativ për masatanti-covid.