Qytetarët ankohen për rrugën: Premtimet e Veliajt në fushatë janë harruar
Edhe pse vetëmpak kilometër larg qendrës së Tiranës, banorët e zonës pranë sheshit "Willson"në Tiranë ankohen për mungesën e rrugës. Aksi i pashtruar që lidh këtë zonë mepjesën tjetër të qytetit shkakton pluhur dhe dëmton automjetet, ndërsa qytetarëtthonë se kryebashkiaku Veliaj u ka premtuar zgjidhje në kohë fushate, por mëpas premtimet janë harruar.
Banorëtqë kanë shtëpitë e tyre pas sheshit "Willson " janë lënë në harresë.Infrastruktura rrugore lë për të dëshiruar.
Qytetarëtshprehen se janë ankuar vazhdimisht por zëri i tyre ka rënë në vesh tëshurdhët.
Thonëse pushtetarët u kanë premtuar, por vetëm në kohë fushatë por më pas nuk janëdukur.
Situatapër qytetarët është e vështirë si në stinën e verës, por dhe të dimrit.
Kaliminë këtë aks është tejet i vështirë dhe me makina ndaj drejtuesit e mjeteve ibëjnë thirrje kryebashkiakut Veliaj të marrë masa sa më pare tashmë që është nëmandatin e dytë.
Infrastruktuarrrugore në zonat e brendshme të blloqeve të banimit, por edhe në periferi tëkryeqytet është një nga problemet për të cilat qytetarët e Tiranës ankohen mëshpesh.