Dasmë pa distancë sigurie, gjobitet me 1 mln lekë pronari i lokalit në Durrës

Edhe pse situata me Covid-19 në vendvijon të mbetet kritike, sërish nuk respektohen masat dhe portokollet evendosura.

Policia e Durrësit ka ndëshkuar me masëadministrative 1 milion lekë administratorin e një lokali, pasi organizoi dasmënë kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar distancën e sigurisëmidis personave.

''Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në fshatin Shkallnur, një lokal që kishte organizuar dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar distancën e sigurisë midis personave. Për këtë subjekt me administrator shtetasin G. H., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë'', informon policia.

Policia e Durrësit apelon për të gjithë administratorëte subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollete sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19.