Mbyllja e klubeve të natës dhe diskove, ironia e Jahaj: Situata kritike, por do të bëjmë dhe ne ca "pushime"
Akti normativ i miratuar së fundmi nga Kuvendi ka futur sërishnë kolaps turizmin pas mbylljes së shërbimeve të argëtimit.
Zëdhënësi i shoqatës së bareve, restoranteve dhe klubeve, Enri Jahaj, në një intervistë për Rtv Ora flet për situatë kritike.
Jahaj: Pati habi në këtëlogjikë. Por më në fund ne do të shohim ca pushime të merituara, do të festojmëfundjavën. Përtej shakave. Situata është mjaft kritike. Pjesa e restoranteve qënuk përfshihet në urdhër nuk po funksionon. Klubet e natës në bregdet dhe Tiranënuk po funksinojnë. Jemi në udhëkryq. Janë mbyllur 500-1000 bare, klube natedhe disko, me 5000 të punësuar.Qeverinë e shohim si partner dhe jo armik, pornuk po shohim asnjë ditë në fund të tunelit.
Ai i bën thirrje qeverisë të marrë parasysh kërkesat që kanëparashtruar.
Jahaj: Të bëjë një ulje të TVSH në masën e hotelevedhe të kemi mundësinë të bëjmë një platformë afatgjatë si do ti vejë halli këtijmuhabeti.
Vendimin e Klosit për të shtyrë sezonin deri në nëntor ainuk e sheh fare realist.
Jahaj: Me Klosin nuk kemifolur ende. Sezoni nuk është më shumë se 15 shtatori, 15 nëntori do të ishteshumë i bukur nëse do të ishim në kohë normale por jo në këto kohë.