Koka: Rama pret që ndonjë parti opozitare të çmendet dhe ai të jetë Kryeministër për herë të tretë

Gazetari, Bledian Koka, thotë se miratimi i marrëveshjes së5 qershorit ditën e djeshme në Kuvend nuk ka asnjë vlerë sakohë në diskutim ështëmiratimi i ndryshimeve kushtetuese.

Pavarësisht kësaj ai e cilëson pozitive lëvizjen e surprizëtë opozitës jashtëparlamentare për hapjen 100% të listave.

Bledian Koka: Është njëmiratimi detyruar dhe hilacak sepse ajo që po diskutohet sot e rrëzon 5qershorin.Në marrëveshjen e 5 qershorit parashikohej se nuk do të kishtendryshim sistemi.Një prej atyre që nuk ka rënë dakord ka qenë vetë mazhoranca. Ajoqë ndodhi sot me lëvizjen e beftë dhe shumë interesante të opozitës për të pranuarnjë diskutim për ndryshimin e sistemit vë në pikëpyetje dhe marrëveshjen e 5qershorit.

Por për Ora News, ai thotë se qëllimi i mazhorancës nuk ështëhapja e listave por ndalimi i frontit opozitar për të garuar sëbashku nëzgjedhje.

Bledian Koka: Mazhorancanuk ka interes të hapë listat dhe shqetësimi i fundit i saj është ti japëqytetarëve më shumë demokraci. Shqetësimi më i madh i Ramës është koalicioniopozitar që në çdo sondazh e nxjerr Ramën humbës nëse hyn si i tillë nëkoalicion.Basha tha 100% lista të hapura me kusht të panegociueshëm përmosprekjen e koalicioneve.Është qëndrim shumë i mirë. Unë personalisht do të doja një sistem proporcional kombëtar me lista të hapura.Por ky sistem do ti takojë të ardhmes.

Pozitive, thotë ai, është fakti se alibia e Ramës se vetëmky donte hapjen e listave ra.

Bledian Koka: Propozimi iopozitës është i arsyeshëm duke ju përgjigjur sfidës tinëzare të Ramës. Alibiae Ramës ndaj qytetarëve se po jua hap listat bie.Qëllimi i Ramës është që të mbajëkontrollin e partisë së vet dhe të mos lejojë që ky koalicion opopzita mund dhedo ta mundë në zgjedhje nëse shkon si i tillë. Të tjerat janë përralla me mbret.

Për Kokën debati i vërtetë mes palëve janë koalicionetparazgjedhore dhe Rama sipas tij po përpiqet me çdo kusht që fillimisht ta çajëatë, për ti hapur rrugë më pas pazarave politike pas zgjedhjeve.

Bledian Koka: Rama thotë se PS është forcë e parë fitueee. Duke e çarë koalicionin opozitar ai synon që këto forca politike nëse ai del forcë e parë përmes mekanizmave korruptivë të formojë qeverinë me PS dhe forca të tjera politike. Shpreson që njëra prej tyre do të çmendet dhe do ti japë mundësinë të jenë kryeministër për herë të tretë. Janë skena të rrezikshme të një njeriu që nuk beson te shtetbërja dhe demokracia.

Intervista në studio me gazetaren Matilda Mcini, përgatiti për online Besjana Kuçana