Kërpudha 'rikthehet' në kryeministri, Rama: Ata që se pëlqejnë, të mos e ngacmojnë se rritet më shumë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Korrik 2020, 08:49
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me historinë e kërpudhës, objektit të artit të vendosur në oborrin e Kryeministrisë në vitin 2015, dhe që u prish gjatë protestës së opozitës në shkurt të vitit të kaluar.
Përmes një postimi në Facebook, Rama pati dhe mesazh, për ata që nuk e pëlqejnë, duke thënë që të mos e ngacmojnë se rritet më shumë.
Postimi i Ramës në Facebook
'Mirëmëngjes dhe me historinë e kërpudhës, duke iu këshilluar miqësisht atyre që s'e pëlqejnë, të mos e ngacmojnë se rritet më shumë, ju uroj një fundjavë të bukur.''