Menaxheri i clube-ve të natës: Shtet i paaftë, a mbyllet qarkullimi se kap një makinë me shpejtësi?!

Briken Fejzullai, menaxher në disa prej club-eve në Tiranë, e konsideron absurd dhe të papërgjegjshëm vendimin e qeverisë për mbylljen  e jetës së natës.

Për Rtv Ora ai thotë se gjithçka ndodh nga paaftësia eshtetit për të menaxhuar pandeminë.

Fejzullai: Moszbatimi irregullave nga dikush çon në mbylljen totale të gjithë Shqipërisë. Shteti nuk ështëi aftë të kontrollojë ata që shkelin rregullat. Të mbyllësh një shtet që nukarrin dot të sanksionosh ata që janë gabim. Këto ndodhin se shteti nuk është serioz.Mezgjidhje të tilla që ndalohet muzika se shpërndan Covidin nuk di as çfarë tëthuash.

Ndërsa Ministrja e Shëndetësisë akuzoi këtë industri se pokthehet në qendra të përhapjes së virusit, ai thotë se ishin spitalet ato qënuk respektuan protokollet e sigurisë dhe sollën valën e dytë të virusit.

Fejzullai: Ministrja duhettë ketë parasysh që ata që nuk respektuan protokollet e sigurisë dhe ripërhapënvirusin ishin spitalet ku Ministrja është Ministre.Kush janë këta që nukzbatojnë rregullat? Le të shkojë Ministrja dhe aty ku i gjen ti sanksionojë.Ështësi të ndalosh qarkullimin  se kape njëmakinë me shpejtësi. Është biznes që mban familje të tëra, është 60% e ekonomisëshqiptare që rrotullohet rreth tyre.