Covid në Fier: 9 raste të reja, vatër e re në Patos. Dezinfektohen pallatet e rrugicat
Në 24 orët e fundit në Fier u regjistruan 9 raste te reja pozitive me Covid-19.
Kjo ka bërë që të shtohen dezinfektimet në terren. Pallate, godina shtetërore e private, i janë nënshtruar këtij procesi.
Mësohet se pozitiv ka rezultuar nje biznesmen i suksesshëm me banim në Fier, i cili gëzon shëndet të qendrueshëm.
Ndërkohe pjesë e rasteve pozitive ka qenë njëgrua shtepiake, trë anëtarë të një familjeje, një vatër e re në Dukas të Patosit,si dhe disa kontakte të rasteve të mëparshme të cilët rezultuan pozitiv meCovid në Kadastër dhe zyrat Adisa.
Gjatë ditës së djeshme mësohet se janë marrë një numër i konsiderueshëm tamponesh në një kompani private, kontakte këto të një rasti pozitiv, ndërsa pritet përgjigja e rezultatit te tyre.
Pjesa më e madhe e rasteve pozitive janë duke u ndjekur në mënyrë ambulatore nga mjekët e familjes dhe ata specialistë.

