Maliq: Droni i zbuloi parcelat për kanabis, Arrestohet kryeplaku dhe i riu
Vijojnë kontrollet e territorit nga toka dheajri, me dronë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale nëfushën e kultivimit të kanabisit.
Policia finalizon operacionin e koduar"Dobërçani", ku në pranga ka rënë 29-vjeçari F.K banues në Gramsh, icili kishte kultivuar fidanë me kanabis.
''Nga tërësia e hetimeve të kryera, përdorimit të dronit, si edhe gjatë kontrollit që forcat e policisë ushtruan në vendin e quajtur "Shkëmbi i Dobërçanit", njësia administrative Moglicë, u konstatuan në një sipërfaqje të hapur enkas fidanë kanabis të kultivuar'', informon policia.
Gjithashtu gjatë operacionit u vu në prangadhe shtetasi H. K., 49 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Gopesh i cilidyshohet se ka shpërdoruar detyrën, pasi ky shtetas kishte detyrim që tëushtronte kontrolle territori dhe të njoftonte organet e policisë, në rast sedo të konstatonte ushtrimin e kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë të RrethitGjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme.