U pezullua nga detyra, KPA zëvendëson Luan Dacin në 5 çështje të tij në proces
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Korrik 2020, 10:29
Pas vendimit për të pezulluar Luan Dacin, Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka hedhur në short edhe 5 çështje të tij që janë në proces.
Daci është zëvendësuar në çështjen e DonikaPreles, Roland Jaupaj, Genci Sinjari, Regleta Panajoti, Fatmir Lushi dhe DritanPeka.
Këto çështje të cilat janë në proces, do të zhvillohen gjatë muajve korrik dhe në shtator.
Gjyqtarët të cilët do të zëvendësojnë trupën gjykuese, dhe Luan Dacin i cili ishte pjesë e trupës gjykuese, janë gjyqtarët: Natasha Mula, Ina Rama dhe Rezarta Schuetz.
KPA nuk ka marrë ende vendim për proceset e tjera gjyqësore ku Daci është anëtar ose kryesues.
Lexo edhe: Pezullohet nga detyra gjyqtari Luan Daci, SPAK e mori të pandehur për “falsifikim dokumentash”.