Pezullohet nga detyra gjyqtari Luan Daci, SPAK e mori të pandehur për "falsifikim dokumentash"

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi pezullon nga detyragjyqtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci.Vendimi u mor nëmbledhjen e sotme, vetëm një ditë pas SPAK e mori të pandehur gjyqtarin.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në funksion të ushtrimit tëveprimtarisë normale të tij, duke respektuar pavarësine dhe paanësinë eorganeve proceduese, si dhe parimin e prezumimit të pafajësisë për gjyqtarinLuan Daci, u kërkon organeve proceduese të vijojnë me një proces të shpejtë, nëpërputhje me parashikimet e ligjit.

Strukturae Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk është tërhequrnga kërkesa për të marrë të pandehur gjyqtarin e Kolegjit të Posacem të ApelimitLuan Daci.

Të enjten, Daci i shoqëruar nga dy avokatët e tij u paraqit në SPAK ku iu komunikua akuza. 

Pasdaljes nga Prokuroria avokatët u shprehen se i qëndrojnë pretendimit të tyre seDaci nuk ka kryer vepër penale, ndërsa per të gjykata nuk ka të drejtë të japënjë vendim te dytë për pezullim.

Pas komunikimit zyrtar të akuzave, çështja do të kalojë nëseancë paraprake dhe është në dorë të gjykatës të zgjedhë mes tre vendimeve,pushim të çështjes, kalim për gjykim ose rikthim edhe një herë tjetër për hetimnë SPAK.

Daci akuzohet se ka fshehur gjatë kandidimit për KPAshkakrkimin e tij si gjyqtar nga KLD-ja.