Rinas, riatdhesohen nga Franca 110 shqiptarë, Policia: Mos kërkoni azil!
Vijojnëoperacionet e riatdhesimit dhe të kthimit vullnetar të shtetasve shqiptarë qëkanë kërkuar azil në vendet e BE-së.
Pasditene sotme, në Rinas, u riatdhesuan nga Metz, Francë, me charter, 110 shtetasshqiptarë, me qëndrim të paligjshëm në Francë dhe në zonën Schengen, të cilët ukthyen vullnetarisht.
Operacionete riatdhesimit u realizuan në bashkëpunim me Frontex-in dhe Zyrën Franceze përEmigracionin.
Ndërkohë policianjofton që personat të cilët ndodhen në zonën Schengen të mos bëjnë përpjekje përazil.
“Policia e Shtetit apelon për tëgjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në një nga vendet e zonës Schengen, që tëmos bëjnë asnjë përpjekje për të aplikuar për azil dhe të mos bëjnë asnjë shpenzimduke paguar ata që duan të përfitojnë duke i mashtruar se do t'u sigurojnëazil, pasi rezultati në të dyja rastet do të jetë negativ. Shqipëria është njëvend i sigurt dhe shanset për të marrë azil janë zero.”
Policiae Shtetit, në bashkëpunim me homologët, do vijojë operacionet e riatdhesimitdhe do forcojë masat duke shtuar patrullimet në kufirin jeshil.