Murrizi flet me "nëse" për ndryshimet kushtetuese, për votimin e 5 qershorit pret ti mbushë mendjen opozita
Mbledhja e Këshillit Politik mes përfaqësuesve socialistëdhe të opozitës parlamentare nuk zgjati shumë dhe duket se më tepër kanë folurteknicientët.
Myslim Murrizi teksa la Pallatin e Kongreseve tha se ekspertëtthanë se ndryshimet kushtetuese, nëse kalojnë në Kuvend me 30 korrik, nukprekin marrëveshjen e 5 qershorit.
Murrizi: Nuk patëm debate se nuk kemi me kë debatojmë aty, teknicienët u shprehën për çfarë i pyetëm dje dhe pardje. Ekspertët thanë se edhe nëse në datë 30 korrik votohen ndryshimet kushtetuese nuk preket asgjë nga marrëveshja e famshme e 1 qershorit, ditë feste. Nuk shoh arsye se pse nuk vinë për të adresuar cfarë kanë që të na mbushin mendjen dhe ne opozitës në parlament, mbase mbështesim versionin e tyre.
Edhe pse një ditë më parë në marrëveshjen politike tëfirmosur me PS deklaroi se Grupi i tij parlamentar Demokrat nuk do ta votojëmarrëveshjen e 5 qershorit, Murrizi la të nënkuptohet se ky qëndrim mund tëndryshojë deri nesër kur do të votohet në Kuvend.
Murrizi: Grupi jonë parlamentar për marrëveshjen e 1 qershorit është shprehur me firmë dje që nuk e voton. Por do të ndryshojmë mendje nëse do të na e mbushin mendjen për ndryshimet në kodin penal, në kodin zgjedhor, në kodin e procedurës penale. Shitblerja e votës nuk frenohet në kod zgjedhor, marrja e kartës nuk frenohet në kod zgjedhor. Duhen një sërë ndërhyrjesh për të implementuar edhe ndryshimet kushtetuese nëse do të votohen me 30 korrik, hajde të bisedojmë. Vëllezër janë bashkë, po ti shihni gjithë darkave janë bashkë vetëm gjumi i ndan.
I pyetur nëse hapja e listave deformon sistemin zgjedhor, aipati këtë përgjigje.
Murrizi: E vetmja nismë ligjore që ka deformuar demokracinë në Shqipëri jo sistemin zgjedhor është 21 prilli 2008 që shqiptarëve u është mohuar e drejta te të zgjedhurit me votë. Çdo sistem tjetër përveç atij që është në fuqi prej tre palë zgjedhjesh e rregullon demokracinë, bën funksionale votën dhe perfeksionon aq sa mundet sistemin zgjedhor në Shqipëri.