Irani ekzekuton një të dënuar për spiunim te amerikanët

Irani njoftoi se ka ekzekutuar një person tëdënuar për dërgimin e informacioneve në Shtetet e Bashkuara dhe Izrael, nëlidhje me një komandant të fuqishëm të Trupave të Gardës RevolucionareIslamike, i vrarë nga një sulm me avion amerikan në Irak.

"Dënimi i Mahmud Musavi-Majd u krye të hënën në mëngjes me akuzën e spiunazhit në mënyrë që çështja e tradhtisë së tij ndaj vendit, të mbyllet përgjithmonë", raportoi faqja e internetit e gjyqësorit Iranian, Mizan Online.

Autoritetet iraniane në qershor thanë qëMusavi-Majd e tregoi informacionin mbi vendndodhjen e Qasem Soleimani,komandant i forcës elitare Kuds të Iranit, i cili u vra në një sulm ajroramerikan pranë Bagdadit në muajin janar.

Gjyqësori tha muajin e kaluar se dënimi mevdekje i Musavi-Majd ishte mbështetur nga Gjykata Supreme dhe do të kryhej"së shpejti".