Paketa e katërt e ndihmës nga BE: Soreca dorëzon pajisje mjekësore në spitalin Covid 4
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, kanë prezantuar pjesën e katërt të ndihmës së BE-së për Shqipërinë, në kuadër të mbështetjes për përballimit e situatës së shkaktuar nga COVID-19. Gjatë fjalës së tij ambasadori i BE u shpreh se ndihmat nuk do të ndalen këtu pasi do të ketë dhe dy të tjera.
Ambasadori i BE-së Luigi Soreca ka dorëzuar këtë tëhënë disa pajisje mjekësore të dërguara nga BE për spitalet e vendit tonë sipjesa e paketës së katërt të ndihmave.
Luigi Soreca: ''Janë bërë tre donacione të mëparshme por do të kemi edhe dy të tjera gjatë këtyre javëve në vijim, për arsye se lufta jonë ndaj Covid-19 nuk ka marrë fund. Këto pajisje do të shkojnë në ato spitale për të cila janë të dedikuara për këtë punë që po bëhen, apo në vende të tjera ku është shumë e nevojshme që ato të jenë në ndihmë të stafit mjekësior.''
Nga ana e saj teksa ka falenderuar ambasadorin e BEpër mbështetjen, Manastirliu bëri thirrje për respektimin e masave, ndërsashtoi se stafi mjekësor po bën maksimumin për kurimin e të shtruarve.
Ogerta Manastirliu: ''Po bëhet një punë e madhe në funksion të përgjigjes ndaj kësaj epidemie. Kemi rritur dhe do vijojmë të rrisim kapacitetet, për të testuar çdo rast të dyshuar, për të gjurmuar dhe për të izoluar me synimin për kufizmin dhe ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit. ''
Gjatë prezantimit, ambasadori i BE Soreca, u shpreh sendihma nuk do të ndalet këtu pasi do të ketë dhe dy paketa të tjera.