Basha në Kosovë me ftesë të kryeministrit Hoti
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Korrik 2020, 13:20
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të zhvillojë një vizitë në Kosovë ku do të takohet me drejtuesit më të lartë të shtetit dhe politikës.
Basha shkon në Prishtinë me ftesë të Kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti.
Gjatë qëndrimit në Kosovë lideri i opozitës do të takohet me Kryeministrin Avdullah Hoti, Presidentin Hashim Thaçi, i cili të premten u kthye nga Haga, Kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani si dhe me drejtuesit e partive politike, Vetvendosjes, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës-Socialdemokrate dhe Aleancës Kosova e Re.