Pogradec: 4 raste të reja me Covid, infektohen 'bankat dhe spitalet'

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 4 raste të reja me Covid-19 në Pogradec.

Burime për Ora News bëjnë me dije se nga rastet e reja, 2 janë punonjës të një banke të nivelit të dytë, 1 punonjës në spital, dhe 1 vatër e re.

Deri më tani në vend janë shënuar 107 viktima nga Covid-19 dhe janë regjistruar 3,906 të infektuar.