Korçë: Vepra ''Pas Vdekjes" e Andon Zako Çajupit, në dimension të ri

Aktorët e teatrit të Korçës kanë sjellë një dimension krejt të ri të veprës "Pas Vdekjes" të Andon Zako Çajupit.

Për shkak të pandemisë aktorët, me regjinë eHervin Culit e kanë mishëruar këtë vepër në mësënjtoren e Korçës në ambient tëhapur.

Përveç aktrimit në këtë shfaqje nuk munguan ascopëzat e vogla të muzikalit.

Pavarësisht se faktorët e ambientit të jashtëmndikojnë negativisht nga ana teknike, regjisori e cilëson shfaqjen një sukses.

Hervin Çuli: ''Ne kemi bërë maksimumin për t'i kaluar këto vështirësi. Besoj ishte një pritje e mirë e publikut, dhe një shfaqje e dashur për ne. Për mua do jetë një kujtim nga më të bukurit e jetës sime.''

Vetë aktorët ndjehen shumë të lumtur që i janërikthyer sërish skenës.

Kristian Koroveshi: ''Sot jam ndjerë së pari i gëzuar, se i jemi rikthyer punës, në këtë moment thuajse historik për teatrin, të vështirë. Për ne sot është një moment gëzimi, moment feste.''

Silvio Goskova: ''U ndjemë mirë, unë u ndjeva mirë.''

Paola Kodra: ''Jemi shumë të emocionuar. Të gjithë e ndjemë që publiku e priti shumë mirë. Pavarësisht ambientit që ishim jashtë dhe kishim frikë se si do të adaptoheshim, por në fakt shkoi shumë mirë.''

Shfaqja do të rivendoset në skenë edhe 2 ditë tëtjera për shkak të interesimit të lartë të publikut artdashës korçar.