Dibër: Kultivuan kanabis, shpallen 3 në kërkim. Procedohet administatori dhe kryeplaku i fshatit

Vijon kontrolli i territorit, me grup kontrollinga toka dhe me dronë e helikopterin e Policisë nga ajri.

Forcat e policisë kanë konstatuar të kultivuaranë një zonë të pyllëzuar të fshatit Soricë, Zall Dardhë, bimë të dyshuaracannabis sativa.

Janë shpallur në kërkim tre autorët e dyshuar,si dhe janë proceduar penalisht administratori i Njësisë Administrative ZallDardhë dhe kryeplaku i fshatit Soricë, për shpërdorim detyre.

''Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër u identifikuan dhe u shpallën në kërkim autorët e dyshuar, shtetasit A. C. dhe A. C., banues në fshatin Soricë dhe XH. P., banues në Nikël, Krujë. Po në vijim të veprimeve janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit B. N., me detyrë kryeplak i fshatit Soricë dhe A. K., me detyrë administrator i Njësisë Administrative Zall Dardhë, pasi dyshohet se kanë konsumuar elementë të veprës penale "Shpërdorim detyre", thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së RrethitGjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.