"Mendon se Shqipëria bëhet me 4-5 oligarkë" Malaj tregon dobësinë e Ramës
Ish ministri i Financave i ftuar në emisionin “Ekopolitikë” transmetuar ne RTV Ora për të analizuar situatën ekonomike dhe politike të vendit, sot por dhe në periudhën e tranzicionit.
"Jemi në një vend me institucione të dobëta dhe sëmundja që po jetojmë tani është ‘kapja e shtetit” thote Malaj në studion e gazetarit Besar Kadia.
”Unë dua që vendi im të qeveriset me dashuri dhe jo me gjoba, të qeveriset me mirënjohje e jo me arrogancë. Nuk mendoj se e kanë të lehtë, por nuk kanë fokus dhe disa nga ministrat kanë cënuar rëndë kredibilitetin e tyre” nënvizon Malaj.
Disa nga deklaratat e rëndësishme në emision
Ramamendon se Shqipëria bëhet me 4-5 njerëz të pasur
Arben Malaj: Rama mendon se Shqipëria bëhet e suksseshme me vetëm me 4 ose 5 njerëz të pasur. Ne duhet të kemi fuqizim më të madh të sektorit të vogël dhe të mesëm, pra ta kemi të shpërndarë më mirë rritjen ekonomike. Unë nuk paragjykoj që të ketë të pasur, mjafton që ata të pasurohen se janë më konkurent se të tjerët. Në të dy rastet janë të pasur, por oligark nënkupton një njeri që pasurohet nga favoret që i jep qeveria. Termi oligark ka lindur në Rusi për shkak të modelit që ata zgjodhën.
Oligarkinë, e shoh si një risk potencial në rritje, dhe është një risk që vret edhe vetë ata që e absolutizojnë. Nëse bëhet kontroll mbi sektorët kryesorë të ekonomisë, nëse biznesmenët, që janë dhe egoistë të thonë nëpër tavolina se janë ata që vendosin ministrat dhe jo kryeminstri, atëherë Rama duhet ta dijë pse është aq i dobët. “Mjaft-i” mori 0,67% të votave sot ka 70% të qeverisë, po t'i marrësh me ministra, zv.ministra, drejtorë të përgjithshëm, çështë kjo fuqi 10 herë, që nuk vjen nga fuqi e votës. Aq i fortë sa duket, në realitet Rama është i dobët. Njerëzit e dobët janë të rrezikshëm në vendimet që marrin.
Disaindividë të PS-së duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore për keqpërdorimin epushtetit
Arben Malaj: Nëse merr përsipër ta qeverisësh një vend e pastaj kredibiliteti publik i qeverisë arrin në perceptimin që qeveria është e paditur, se bën gabime të pafalshme, e papërgjegjshme si gjoba 110 milionë euro, arrogante, i merr vendimet duke shkelur ligjet dhe në fund fare e babëzitur në disa elementë të saj, atëherë është një dëm që godet njerëzit e thjeshtë që nuk kanë asnjë përfitim, dhe fitimet përqëndrohen në disa duar. Unë kam prapë disa parime në jetë: Tamaja e madhe të lë pa gjë” dhe disa individë të PS-së duke mos tentuar më që të përdorin “keqardhjen e socialistëve” që i kanë keqpërdorur në maksimum, duhet të japin përgjegjësi edhe morale e ligjore për keqpërdorimin e pushtetit të tyre.
BE po përdor teorinë e shkopit, nuk pobëjmë reformat e domosdoshme
Arben Malaj: BE në të gjitha zgjerimet ka përdorur teorinë e shkopit dhe të karrotës. Ne kemi pasur faza që kemi pasur karrotën, që mund të ecnim më shpejt. Por gjërat më pas u përkeqësuan, dhe tani jemi në fazën e shkopit. Fakti që thotë nuk t'i çel negociatat se ke 15 kushte, në gjuhën jodiplomatike, është karrotë që e përdor Brukseli ndaj vendeve të cilat nuk bëjnë reformat e domosdoshme. Nuk janë ata që na kanë kërkuar ne të shkojmë brenda. Aq më tepër që 95% thonë që po, më mirë në BE. Thonë që ndihemi më mirë se në vendin tim, dhe kur ndihesh më mirë se në vendin tënd në emigracion, do të thotë që vendi yt ka probleme.
“Ramakrushqi politike me krimin, nuk dua që vendi im të qeveriset me gjoba”
Arben Malaj: ‘‘Për fat të mirë nuk kam qenë në rrethin e ngushtë të tij. Kemi qenë në mënyrë simetrike të baraslarguar nga njëri tjetri. Ai në korsinë e tij, me të cilën i ka bërë një dëm të jashtëzakonshëm Partisë Socialiste, sepse ai arriti të bënte krushqi politike edhe me njerëzit e kriminalizuar. Jemi i vetmi parlament në botë që bëmë ligj për dekriminalizmin e deputetëve. Janë bërë deputetë me votë populli, ne i dekriminalizojmë. I bëmë kryetarë bashkie, i bëmë deputetë, i vumë në poste drejtuese. Çfarë është kjo? Kjo është cënim i qeverisjes së një vendi. Kjo mënyrë mentaliteti, do të prodhonte, krizë, dhe ne jemi në krizë.”
A do marrë hak ekonomia edhe për kryeministrin Rama?
Arben Malaj: “Unë besoj se ka marrë hak. Sado që të kërkosh ta shtypësh do vetëm pastaj të shpërfytyrohesh të futesh si demokrat dhe të konvertohesh si dictator, por nuk mendoj se do të ketë jetëgjatësi.
PS nuk kanjë profil të qartë ideologjik
Arben Malaj: ''Nuk besoj se Partia Socialiste ka një profil të qartë ideologjik. E vetmja gjë që ka përdorur, ka përdorur taksën progresive, të cilën unë mendoj se në kushtet që ka Shqipëria, është më mirë që të kemi një taksë të sheshtë, edhe pse nuk është e thjeshtë. Por jo në nivelet, 9 ose 10%, në një nivel më të arsyeshëm. Nëse do bëjmë përsëri të njëjtin gabim që do ulim menjëherë taksat, do të jemi këtu ballë për ballë dhe do të dështojmë. Më shumë sesa fokusimi te taksa progresive, duhet të materializohet në sektorë strategjikë, që janë thelbësorë. Arsimi, puna, tregjet janë bërë shumë fleksibël.
Po navijnë krizat, s’jam dakord me rrugën Milot-Fier
Arben Malaj: Kujdesi shëndetësor, Po na vijnë krizat. Unë nuk jam dakord me rrugën Milot-Fier, aq shtrenjë dhe si prioritet. Unë shoh që vendet e tjera po investojnë për spitalet. Pandemitë do të na bashkëshoqërojnë.
Nëse FMN të thotë ndalojeni, të përmirësojmë kuadrin ligjor, të bëjmë ekspertizën më të plotë dhe më pas vendosni, janë miliarda lekë që hidhen. Sa vite ka rruga nga Gjirokastra që shkon në Sarandë, ai investim ka 10 vjet. Hap, li në mes. 7 vjet ajo mbetet varr i hapur. Çdo rrugë që nuk mbaron në kohë, ka kosto shtesë. Pse duhet të hapim ne 10 akse në të njëjtën kohë, dhe mos të kemi efekt në të 10-ta këto?
Letërkëmbimi i ’98
Edi Rama: “Pse më trajtoni me inat”
Arben Malaj: “Trajtoj me inat ata që japin me qira gjithçka, edhe moralin”
Arben Malaj: ''Nuk është koha për të nxjerrë shënime. Këto ditë pa sistemoja arkivën time të cilën e kam të pasur, dhe gjej një letër në të cilën Rama më shkruante, pse më trajtoni me inat mua në diksutimin në Këshillin e Ministrave, në vitin 1998.
Unë i thashë, unë trajtoj në këtë mënyrë ata që japin me qera gjithçka, edhe moralin. Me Ramën jemi ndarë për çështje të rëndësishme, jo për poste. Ai ka pasur korsinë e tij, unë korsinë time. Unë nuk kam pranuar në 1997 propozimin që të isha kandidat për kryeministër alternativ të Shqipërisë, dhe as nuk kam pranuar në 2005 propozimin e Nanos për të mos shkuar në Harvard, por të rrija dhe të kandidoja se do kisha mbështetjen për të marrë drejtimin e PS. Nuk kam pasur ambicie. Unë i thashë jam i fokusuar për të investuar për një mirëarsimim timin, meqënëse jam i angazhuar në politikë. Ishte një këshill që vinte edhe nga presidenti i BERZH, i cili në një takim spontan ku ishte Namik Dokle dhe Anastas Angjeli, pyeti Doklen, a po investoni ju për njerëzit tuaj që do nisni në strukturat e Bruskelit? Duke më parë në sy Dokle më tha, Arben t'i duhet të shkosh në një shkollë. Kam qenë më tepër i fokusuar nga ana akademike.
Ndërsa qëndrimet kritike për atë që bëhet gabim nuk kam nguruar tia them as Nanos dhe aq më pak Ramës. Nëse njeriu kërkon pushtet absolut i rritet dhe rrisku që absolutisht të jetë i korruptueshëm. "
Malaj:Ishim afër mandatit të 3-të, por Nano ishte i vetëdijshëm për rotacionin
Arben Malaj: ''Ne ishim shumë afër për ta marrë mandatin e tretë. Por, ndryshe nga tani që nuk diskutohet në partitë politike, mbaj mend që kemi bërë një diksutim në Këshillin e Përgjithshëm të PS, dhe unë si minstër i Financave, ndjeja shqetësimin se gjërat nuk po menaxhoheshin dot. Koha ishte që, një mandat do ta merrje vetëm duke u zgjeruar në krah të kundër, duke u zgjeruar djathtas. Në atë kohë, ne ishim në balotazh, kishim dy zona që me më shumë pak punë mund t'i fitonim, Gjirokastrën dhe Lushnjen. Por, nga ana tjetër, Nano mund të ketë qenë më i vetëdijshëm se ne, që ishte koha për rotacion.''