Kanabis, dhunë në familje dhe vjedhje, prangosen 10 persona në Tiranë

Policia ka vënë në pranga 10 persona, 2 prejtyre të shpallur në kërkim.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bëarrestimi në flagrancë i shtetasve:

Kokainë dhe Kanabis

-K. X., 22 vjeç, pasi në bulevardin "BajramCurri", shërbimet e Komisariatit Nr. 2, gjatë kontrollit fizik të ushtruarndaj këtij shtetasi kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materialenjë sasi lënde narkotike të dyshuar cannabis sativa dhe një sasi lëndenarkotike të dyshuar kokainë.

-M. J., 38 vjeç, pasi në rrugën “Sadik Petrela”,u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe gjatëkontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale njësasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.

-M. V., 26 vjeç, pasi në rrugën “Sami Frashëri”,shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjatë kontrollit të ushtruar nëmjetin që drejtonte i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materialenjë sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë.

-K. I., 41 vjeç, sepse në bazë të njoftimit nëaplikacionin Komisariati Dixhital, në rrugën “Zydi Herri”, gjatë kontrollit tëushtruar në ambientet e lokalit që ai administronte janë gjetur mbetje tëdyshuara narkotike të llojit kokainë. Gjithashtu, pas kontrollit të njëmagazine ngjitur me lokalin, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provësmateriale 61 gr. lëndë resinë, nënprodukt i lëndës narkotike cannabis sativa.

Dhunë në familje

Specialistët për Hetimin e Krimit nëKomisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. L.,40 vjeç, pasi, ka kanosur me mjet prerës thikë dhe ka goditur me grushtshtetasen N. T. Gjithashtu ka përndjekur, duke kërcënuar e me jetë dheshantazhur se do i publikonte video intime në rrjetet sociale ish të dashurëssë tij, vajzës së shtetases N. T.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit nëKomisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. B., 55vjeç, sepse në rrugën “Gaqo Tashko”, në banesë, në mënyrë të vazhdueshme, kaushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimitnë Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. Ç.,27 vjeç, pasi në Paskuqan, në rrugën “Ajet Xhindolli”, në banesë, ka ushtruardhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit nëKomisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. H., 33vjeç, pasi në Kamzë, në Bulevardin Blu, nuk i është bindur urdhrit tëpunonjësve të Policisë dhe gjatë shoqërimit i ka kundërshtuar ata me dhunë.

Të shpallur në kërkim

Në vijim të punës për kapjen e personave tëshpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë janë kapur dhe ndaluarshtetasit:

-V. XH., 62 vjeç, i shpallur në kërkim përveprën penale "Vjedhja".

-A. H., 40 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë eka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së RrethitGjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.