I dënuar për drogë dhe i shpallur në kërkim, arrestohet 41-vjeçari në Lezhë
Policia vijon punën për kapjen e personave nëkërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Një 41-vjeçar është arrestuar, pasi ishteshpallur në kërkim për veprën penale "Prodhim dhe shitje të lëndëvenarkotike".
''Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas në kërkim po lëvizte me mjet në drejtim të Lezhës, Policia Rrugore e Lezhës ka mirëorganizuar punën duke bërë të mundur që në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Shengjinit" , bllokimin e mjetit tip "Volkswagen", si dhe të drejtuesit të mjetit, shtetasin: Y.B., 41 vjeç, banues në Lezhë'', thuhet në njoftimin e policisë.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim në nëntortë vitit 2019, pasi Gjykata e RrethitGjyqësor Krujë ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" përveprën penale "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike".
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë sëRrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.