Shiste produkte nga shtëpia gjatë karantinës, 6 muaj burg për 59 vjeçarin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Korrik 2020, 08:33
Gjatë izolimit të vendit nëBritani, shumë persona janë gjobitur për thyerjen e masave anticovid.
Por një person në Isle ofMan u dënua me 6 muaj burg për thyerjen e rregullit të vetëkarantinimit.
Nigel Caldecott lejontepersona që të futeshin në shtëpinë e tij ku ai i shiste produkte të ndryshme tëcilat i reklamonte në rrjete sociale.
59 vjeçari nga Marina Lanenë Port Erin u dënua me 6 muaj burg.
Ai udhëtoi drejt Isle ofMan ku duhej të vetëkarantinohej për 14 ditë. Tashmë autoritetet kanë filluar tëgjurmojnë kontaktet e mundshme që ai ka pasur me personat që shkonin e blinintek ai.