New York Times: Trump konsideron të shesë Porto Riko pas uraganit Maria
Presidenti, Donald Trump, e konsideroi idenë e shitjes sëPorto Rikos në 2017 pasi ishulli u shkatërrua nga Uragani Maria, tha në një intervistë për New York Times ish-sekretarjanë detyrë e Homeland Security.
"Idetë fillestare të Presidentit ishin më shumë si njëbiznesmen, ju e dini", tha Elaine Duke, e cila shërbente si sekretare nëdetyrë e DHS' kur uragani goditi ishullin në shtator 2017.
"A mund ta transferojmë energjinë elektrike? A mund tashesim ishullin? " thuhet të ketë thënë sipas Dukes.
Ajo tha se ideja për të shitur Porto Rikon nuk u mor kurrënë konsideratë dhe as nuk u diskutua seriozisht pasi zoti Trump e propozoi atë.
Afro 3,000 njerëz vdiqën si pasojë e stuhisë por edhepasojave që shkaktoi ajo si mungesa e energjisë elektrike, ujit të pijshëm dhekujdesit të duhur mjekësor.
Trump më parë ka akuzuar zyrtarët e Porto Rikos përmenaxhimin e miliardave dollarëve fonde të dhënë nga administrata e tij përrimëkëmbjen pas stuhisë.
Sipas tij, drejtuesit e ishullit i shpenzuan disa prejparave për arsye të tjera.
Në nëntor 2018, zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë u thanëudhëheqësve të kongresit se Presidenti nuk donte ndonjë fond shtesë lehtësimi përta dërguar në ishull.
Trump vazhdimisht ka mohuar çdo faj nga administrata e tij përmenaxhimin e stuhisë.
Përkundrazi, Presidenti ka kërkuar lavdërime për trajtimin e uraganit Maria, duke e cilësuar atë "njësukses të pabesueshëm" vitin e kaluar.