Sukses i vaksinës “Moderna”, prodhoi anti-trupa tek të gjithë njerëzit ku u testua

Vaksina që po prodhohet nga firma bioteknike amerikane,“Moderna” mund të jetë e para që hidhet në qarkullim për t’u mbrojtur ngakoronavirusi. Ajo hyri tani në fazën përfundimtare, ndërkohë gjatë fazës sëdytë, vaksina rezultoi e suksesshme dhe e sigurtë. Në fazën e tretë vaksina dotë testohet tek 30 mijë vullnetarë.

Vaksina që po prodhon kompania bioteknike amerikane, “Moderna”, rezultoi esuksesshme dhe prodhoi anti-trupa tek të gjithë 45 personat e përfshirë nëstudimin e fazës së dytë. Kjo do të thotë se vaksina është e sigurtë dhe nukshkakton efekte të rënda anësore tek të rinjtë. Më vonë këtë muaj kompania dotë fillojë fazën e tretë dhe të fundit drejt prodhimit të një vaksinepërfundimtare kundër COVID-19.

Tek të gjithë personat e përfshirë në studim, vaksina eksperimentale equajtur mRNA-1273 dha një përgjigje imunitare të ngjashme me atë që shihet teknjerëzit që janë infektuar natyrshëm nga COVID-19.

Asnjë vullnetar në studim nuk pësoi efekte serioze anësore, por më shumë segjysma e tyre raportuan reagime të buta ose mesatare si lodhje, dhimbje koke,të dridhura, dhimbje të muskujve ose dhimbje në vendin e injeksionit.

Këto efekte kanë të ngjarë të ndodhin më shumë pas dozës së dytë dhe vetë teknjerëzit që morën një dozë më të lartë, tha ekipi studimor në New EnglandJournal of Medicine.

Moderna ishte e para kompani që filloi testimin tek njerëzit më 16 mars,rreth 66 ditë pasi u publikua sekuenca gjenetike e virusit. Ekspertët thonë senjë vaksinë është e nevojshme për t'i dhënë fund pandemisë së COVID-19 që ka infektuarmbi tre milionë vetë në mbarë botën dhe ka shkaktuar rreth 575.000 viktima.

Renditur mes vaksinave të para në garën botërore kundër koronavirusit tëri, kompania bioteknike amerikane, “Moderna”, ka marrë një financim prej 483milionë dollarësh nga qeveria amerikane.

Instituti bioteknik amerikan “Moderna” njoftoi se më 27 korrik do të fillojëfazën përfundimtare të provave klinike, duke u bërë kompania e parë që arrin nëkëtë etapë. Faza e fundit do të përfshijë në studim 30 000 vetë dhe do tëkryhet në partneritet me Institutin Kombëtar të Alergjive dhe SëmundjeveInfektive të SHBA-së.

“Objektivi kryesor i këtij studimi do të jetë për të treguar nëse vaksina pengon njerëzit të zhvillojnë simptoma të COVID-19”, theksoi Moderna në një deklaratë.

Nga rreth 30 000 vetë që do të marrin pjesë në këtë fazë vendimtare përSHBA-në, gjysma e tyre do të marrin një dozë prej 100 mikrogramë, të tjerët njëmedikament. Kjo është faza vendimtare e provave, e cila do t’u mundësojë shkencëtarëvetë vëzhgojnë ndikimin e vaksinës në një shkallë më të gjerë për të penguar infektiminnga koronavirusi.

Protokolli është përfunduar me Agjencinë amerikane të Medikamenteve (FDA)dhe gjykimi do të bëhet në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetit(NIH).