Situata me koronavirusin keq e më keq
OBSH-ja parashikon që pandemia e koronavirusit do të përkeqësohet nëse qeveritë nuk ndërmarrin hapa vendimtarë për të frenuar përhapjen e sëmundjes. 1 milionë të infektuar u regjistruan në botë vetëm javën e kaluar, me shumicën e rasteve në Brazil dhe SHBA.
Koronavirusi i ri që po pushton botën prejfundit të dhjetorit të kaluar ka prekur deri tani mbi 13 milionë persona e u kamarrë jetën 573 mijë të tjerëve.
Infeksioni respirator që shkakton sëmundjen eCovidit-19 shpërtheu fillimisht në qytetin kinez të Uhanit, dhe në pak muaj u përhaptragjikisht në Europë e tashmë vatrat janë dy Amerikat.
Në Amerikën Veriore dhe atë Latine, numri i tëdiagnostikuarve ka kapërcyer shifrën 6 milionë e gjysmë, Europa renditet e dytame gati 3 milionë raste, ndjekur nga rajoni i Mesdheut Lindor, Azia Juglindoredhe Afrika e cila raporton rreth 600 mijë raste.
Tedros Adanom, kreu i Organizatës Botërore tëShëndetësisë, deklaron se nuk po reflektohet për rrezikun që kanos virusi, dhefaji për këtë i shkon pikësëpari qeverive por edhe shoqërisë.
"Nëse qeveritë nuk komunikojnë qartë me qytetarët e tyre dhe nuk praktikojnë një strategji që fokusohet te ndalja e transmetimit dhe shpëtimi i jetëve, nëse popullata nuk ndjek parimet themelore të shëndetit publik me distancim fizik, larje duarsh, mbajtje maskash, kollitjen e duhur dhe nuk qëndron në shtëpi kur është sëmurë, pandemia ka për të shkuar keq e më keq fare."
Për shefin e OBSH-së, popullata globale nuk domund t'i rikthehet dot normalitetit në të ardhmen e afërt.
Nga rekordi ditor prej 230 mijë rastesh që uraportuan ditën e diel, sipas Tedros, 50 për qind e rasteve vinin nga SHBA-jadhe Brazili, që tani udhëheqin edhe listën e 188 vendeve të botës si përinfeksionet, edhe për bilancin e viktimave, me mbi 200 mijë jetë të humbura sëbashku.
Shpërthimet e reja kudo nëpër botë javët efundit mendohet se kanë ardhur si pasojë e lehtësimit të shpejtë të masaveanti-Covid, ndërsa numri real i të infektuarve konsiderohet se është disafish mëi lartë pasi jo të gjithë bartësit e Covidit-19 janë testuar.
Agjencia globale e shëndetit ka dërguar ekipeshkencëtarësh në Kinë për të investiguar origjinën e virusit.