Historike në Francë: Paketë 8 mld euro për rritjen e pagave për punonjësit shëndetësorë
Një paketë 8 miliardë euro pritet të adresojë përkohësisht rezervat e personelit shëndetësor në Francë, pas ankesave për paga të ulëta dhe kushte të vështira pune. Ankesat u shtuan muajin e kaluar me protesta në rrugë për shkak edhe të gjendjes prej koronavirusit.
Qeveria franceze i ka dhënë dritën jeshile njëmarrëveshjeje me sindikatat e punëtorëve duke miratuar një paketë 8 miliardëeuro për pagat e punonjësve të sistemit shëndetësor.
Në bazë të saj, personeli mjekësor, ai ndihmësdhe teknik do të përfitojnë 183 euro më shumë në muaj se tani ose 7,5 miliardëeuro, 450 milionë euro do u shpërndahen doktorëve në spitalet publike dhe 200milionë euro të tjera praktikantëve që ende po vazhdojnë studimet e fushës.
Pas 7 javëve negociata intensive dhedemonstratave të fundvitit të kaluar, kryeministri francez, Zhon Kasteks, thase me marrëveshjen e re vlerësohet puna e sektorit veçanërisht në një periudhëpandemie si kjo që po kalon vendi dhe e gjithë bota.
"Ky është një moment historik përsistemin tonë shëndetësor. Kjo përpjekje për të mbështetur personelin spitalorçmon kontributin e tyre në vijën e parë të luftës me këtë epidemi tëpaprecedentë dhe të zgjatur. Është edhe një mënyrë për të zgjidhur vite të tëravonesash për të cilat secili prej nesh, edhe unë ndoshta, mbajmë përgjegjësi."
Franca ka regjistruar më shumë se 200,000raste infeksioni me Covidin-19 që u ka kushtuar jetën 30 mijë personave.
Të përballur me këtë situatë, pas dy muajvekarantinë kombëtare, qindra mjekë dhe infermierë nisën marshimet në muajinqershor për kushtet e punës dhe pagat e ulëta që po ua vështirësonin atyregjendjen financiare.
Sipas protestuesve, qeveria e shkuar vërtet indau sektorit një bonus 1,500 euro në rrethanat e pandemisë, por kjo për ta nukkonsiderohej një zgjidhje e përhershme.
Të martën, kontributi i sistemit francez të shëndetësisënë betejën me kovidin u vu në pah edhe teksa mbaheshin festimet për ditën eBastijës, festës kombëtare që kremton rebelimin e popullit ndaj pushtetit mbretërorqë kulmoi në fundshekullin e 18-të me revolucionin francez.
Për herë të parë që nga fundi i Luftës së DytëBotërore, autoritetet franceze anuluan paradën ushtarake në Paris duke i përqendruarkëtë vit homazhet për ata që e luftuan dhe ranë viktima të virusit SARS-Cov-2.