Irani ekzekuton spiunin e CIA-s
Irani deklaroi se ka ekzekutuar një ish-punonjës tëMinistrisë së Mbrojtjes, i cili ishte dënuar për shitje të informacioneve tekAgjencia Qendrore e Inteligjencës në SHBA, CIA.
''Ekzekutimi i Reza Asgari u bë javën e kaluar'', u tha gazetarëve zëdhënësi i gjyqësorit Gholamhossein Esmaili.
Esmaili tha se Asgari kishte kaluar detaje në lidhje me programin e raketave të Iranit në Agjencinë Qendrore të Inteligjencës pasi kishte dalë në pension nga sektori i hapësirës ajrore të ministrisë së mbrojtjes në vitin 2016, shkruan BBC.
Ai nuk përmendi kur Asgari u arrestua, u fut në gjyqapo u dënua.
Në lidhje me një tjetër rast, Esmaili tha se dënimi mevdekje i Mahmud Musavi-Majdit, një iranian i akuzuar për spiunim për SHBA-nëdhe Izraelin, nuk është ekzekutuar ende.
Autoritetet iraniane kanë thënë se Musavi-Majd kadhënë informacione për vendndodhjen e Qassem Soleimanit, komandantit të forcëselitë të Gardës Revolucionare Islamike, i cili është vrarë nga një sulm ajror iSHBA-së në Irak, në muajin janar.
Gjyqësori ka thënë muajin e kaluar se dënimi me vdekjei Musavi-Majdit do të ekzekutohet shumë shpejt.