Vrasja e 35-vjeçarit rom u filmua, kamerat e sigurisë “zbardhin” krimin në Gjirokastër

Vrasja e 35-vjeçaritrom në Gjirokastër u filmua nga kamerat e sigurisë së një shkolle, mbi bazë tëtë cilave policia arrestoi autorin dhe bashkëpunëtorët e tij. Krimi ndodhigjatë një konflikti fizik.

35-vjeçari,  GjergjiAlmasi, u vra me sende të forta pas një konflikti fizik.

Kamerat e sigurisë kanë dokumentuar ngjarjen e rëndë tëshënuar mbrëmjen e së mërkurës në lagjen "Zinxhira".

Disa orë më pas policia vuri në pranga autorin e dyshuar,23-vjeçarin Pariz Xhihani.

Ndaj tij është ngritur “akuza e vrasjes me dashje”.

Së bashku me të është arrestuar Andon Ahmeti si dhe janëproceduar penalisht në gjendje të lirë Niko  Xhihani dhe Vasil Mehmeti.Të tre akuzohen për moskallëzim të krimit.

Viktima dhe personat e dyshuar për krimin janë të gjithë ngakomuniteti rom.

Mbi bazë të pamjeve të kamerave të sigurisë të një shkollënë zonë është zbuluar edhe dinamika e ngjarjes.

Pamjet që janë pjesë e dosjes hetimore, sipas burimevetregojnë një moment konflikti mes 35 vjeçarit dhe grupit tjetër prej 5 tërinjsh.

Gjergji Almasi është goditur me sende të forta dhe përplasurnë tokë.

Ai u dërgua në spitalin rajonal, por nuk arriti të mbijetojëpër shkak të plagëve të rënda që kishte marrë.

Të arrestuarit pritet të dalin para gjykatës së Gjirokastrës pas dy ditësh për vlerësimin e masës së sigurisë.

https://youtu.be/OnXxKfDbi_8