Gjirokastër, vritet 35-vjeçari rom

Vritet në rrethana misterioze një i ri i komunitetit rom në Gjirokastër.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Zinxhira”.

I riu 35-vjeçar, Gjergj Hasan Ajmazi është sjellë i pajetë në Spitalin Rajonal.

Ndërkohë që mjekët kirurgë kanë konstatuar shenja në ballë çka mund të ketë qenë edhe plaga qe i ka shkaktuar vdekjen.

Sipas këqyrjes paraprake të trupit të tij dyshohet se është goditur me sende të forta.

“Rreth orës 21: 00, në Sallën Operative të DVP Gjirokastër ka ardhur një telefonatë se në  lagjen "Zinxhira", ndodhet një person i shtrirë në tokë. Menjëherë shkuan shërbimet e policisë dhe shërbimet spitalore dhe transportuan këtë shtetas për në spital, ku gjatë rrugës ka humbur jetën. Nga verifikimet rezultoi se shtetasi që humbi jetën  quhet Gj. A., rreth 35 vjeç, dhe nga këqyrja paraprake e bërë nga mjekët, dyshohet të jetë goditur me sende të forta.” – njofton policia.

Nëlidhje me vdekjen e të riut rom grupi hetimor po punon në dy pista kryesore.

E paraështë vrasje me qëllim dhe e dyta vrasje nga pakujdesia pasi i riu, sipasburimeve ishte konsumues alkooli.

Dyshohetse ai mund të jetë rrëzuar pikërisht në vendin që në afërsi të Teqes së Zallit,në lagjen “Zinxhira”.

Policia ka shkuar në spital dhe po hulumton për zbardhjen e ngjarjes.

Viktimaështë sjellë në spital nga persona të panjohur të cilët janë larguar menjëherë.