Kaba: Rama vuan nga sindroma e Makbethit, ka bërë një krim, bën një të dytë e një të tretë

Iftuar në RTV Ora, analisti Dritan Kaba tha se kryeministri Rama ka frikë përveten e tij me gjithë shkeljet që ka bërë.

Sipastij, ai duhet të ishte i pandehur,jo të merrte guximin për të ndryshuar kushtetutën në mënyrëtë njëanëshe.

Dritan Kaba: EdiRama ka frikën e vetes së tij, me gjithë ato shkelje që ka bërë, duke marrëedhe skandalin e Becchetti-tqë ka për t’i paguar shteti shqiptar, me gjithë dhomën e avokatisë, 120 milionëeuro. Për këto ai duhet të ishte i pandehur,  jo të merrte guximin për të ndryshuar kushtetutënnë mënyrë të njëanëshe.

Kaba tha se janë 10 ligjeantikushtetuese të ndërmarra nga Rama ku ai më i famshmi është ai i dividentit.

Dritan Kaba: Ne kemi rreth 10 ligje antikushtetuese ku ai më i famshmi ështëai i dividentit, ku në mes të natës, u hodh poshtë dekreti i presidentit, panjoftuar as opozitën që në atë kohë ishte në Kuvend. Brenda seancës parlamentare,kur dekreti i presidenti ka një mënyrë veprimi, brenda të njëjtës seancë dheditë u miratua. Halli më i madh që ka, është tradhtia që ka bërë kundërinteresave të kombit.

E kanë thënë Boltoni dhe Zaevi që Rama ka rënë dakord përndarjen e tokave të Kosovës. Rama kishte një triumfalitet që thoshte se do tëshkonte të takonte Boltonin dhe thoshte se foli me të edhe për marrëveshjen eKosovës.

PërKabën, Rama vuan nga sindroma e Makbethit që pasi kabërë një krim dhe vazhdon të bëjë një të dytëdhe më pas një të tretë, dhe tani po bën atë më të madhin duke shkatërruar edhekushtetutën

Dritan Kaba: Rama vuan nga sindroma e Makbethit, ka bërë një krim dhevazhdon të bëjë një të dytë dhe më pas një të tretë, dhe tani po bën atë më tëmadhin duke shkatërruar edhe kushtetutën. Rama nuk po provokon opozitën,por gjithë popullin. Ne nuk kemi drejtësi, ne nuk kemi Gjykatë Kushtetuese.

ReferuarSPAK-ut, Kaba u shpreh se ky institucion është më keq se Arta Marku, pasi nukpo bën asgjë.

Dritan Kaba: SPAK-unuk i mbyll fare çështjet, është më keq se Arta Marku. Në gjyqin në gjykatën earbitrazhit Rama përmendet mbi 7 herë si humbës dhe 2 herë Erion Veliaj me kërcënimetqë i ka bërë Becchetti-tme mesazhe. Rama me fuqinë e shtetit, me deklaratat e tij që iku një mafioz. SPAK-unuk ka vepruar për prishjen  ekundraligjshme të Teatrit. SPAK-u nuk ka bërë asgjë.

Kaba shtoi se janë 10ligje financiare që janë miratuar në kundërshtim me kushtetutën.

Dritan Kaba: Janë 10 ligje financiare që janë miratuar në kundërshtim me kushtetutën.Koncesioni i Orikumit, 75 milionë euro rrugë. Ky i Balldren meMilotin, edhe ai nuk e dimë se sa ëhstë shifra reale. Akoma janë në gjyq mefirmën Gener 2 për lotin tjetër. Fush Krujë-Kashar po ashtu në gjyq. Pa mbaruargjyqi hap një tender të ri.