Miratohet fondi për rikonstruksionin e banesave individuale dhe pallateve në Kurbin, Shijak e Durrës
Këshilli i Ministrave ka miratuar me anë të njëVKM-je, përdorimin e fondit të rindërtimit në bashkitë Kurbin, Shijak dheDurrës.
Ky fond i cili është miratuar në buxhetin evitit 2020, do të përdoret për financimin e rikonstruksionit ose të riparimittë banesave individuale, të njësive të banimit në ndërtesa si dhe mjediseve nëbashkëpronësi ose të përbashkëta në ndërtesa.
''Fondi që do të përdoret kap shifrën e 1,349,321,530,38 lekëve'' thuhet në VKM.
Nga këto, 830 milionë e 944 mijë lekë shkojnë për Kurbinin, 127 milionë pët Shijakun dhe 391 milionë e 200 mijë për Durrësin.
VKM-ja e plotë
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, tëneneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, 25 e 36, të aktit normativ nr.9, datë16.12.2019, të Këshillit Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisënatyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008,“Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar,dhe të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, mepropozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave
V e n d o s i:
1. Përdorimin e fondit të rindërtimit, miratuarnë buxhetin e vitit 2020, në masën 1 349 321 530,38 (një miliard e treqind edyzet e nëntë milionë e treqind e njëzet e një mijë e pesëqind e tridhjetëpresje tridhjetë e tetë) lekë, për financimin e rikonstruksionit ose tëriparimit të banesave individuale dhe të njësive të banimit në ndërtesa(pallat), për ata individë të cilët përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit,banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të dëmtuara rëndë apo të dëmtuaralehtë, si pasojë e fatkeqësisë natyrore, dhe që nuk duhen rindërtuar nga epara, dhe rikonstruksionit ose riparimit të mjediseve në bashkëpronësi ose tëpërbashkëta në ndërtesa (pallat) në bashkitë Kurbin, Shijak dhe Durrës.
2. Efekti financiar, sipas pikës 1, të këtijvendimi, përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit,miratuar në buxhetin e shtetit për vitin 2020, sipas detajimit të mëposhtëm:
a) Bashkisë Kurbin i transferohet fondi prej 830944 728,38 (tetëqind e tridhjetë milionë e nëntëqind e dyzet e katër mijë eshtatëqind e njëzet e tetë presje tridhjetë e tetë) lekësh për:
i. financimin e rikonstruksionit të banesaveindividuale dhe të njësive të banimit në ndërtesa (pallat), për ata individë tëcilët përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit, banesat e të cilëve janëklasifikuar si objekte të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë dhe që nuk duhenrindërtuar nga e para, si pasojë e fatkeqësisë natyrore, në masën 470 750 000(katërqind e shtatëdhjetë milionë e shtatëqind e pesëdhjetë mijë) lekë;
ii. financimin për rikonstruksion ose riparimine mjediseve në bashkëpronësi ose të përbashkëta në ndërtesa (pallat), në masën360 194 728,38 (treqind e gjashtëdhjetë milionë e njëqind e nëntëdhjetë e katërmijë e shtatëqind e njëzet e tetë presje tridhjetë e tetë) lekë.
b) Bashkisë Shijak i transferohet fondi prej 127176 802 (njëqind e njëzet e shtatë milionë e njëqind e shtatëdhjetë e gjashtëmijë e tetëqind e dy) lekësh për financimin për rikonstruksion ose riparimin emjediseve në bashkëpronësi ose të përbashkëta në ndërtesa (pallat).
c) Bashkisë Durrës i transferohet fondi prej 391200 000 (treqind e nëntëdhjetë e një milionë e dyqind mijë) lekësh përfinancimin e rikonstruksionit të banesave individuale dhe të njësive të banimitnë ndërtesa (pallat), për ata individë të cilët përfitojnë nga grantet erikonstruksionit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të dëmtuararëndë apo të dëmtuara lehtë, si pasojë e fatkeqësisë natyrore, dhe që nuk duhenrindërtuar nga e para.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
