Murrizi: Me listat e hapura të pamundura koalicionet, Rama e Basha i hoqën në vitin 2017, tani na thonë bëhet qameti
Nënjë intervistë për Ora News, deputeti Myslym Murrizi tha se pazaret jashtë institucionalejanë bërë nga partitë e mëdha duke u marrë me zor nga ndërkombëtarët.
Aiu shpreh se grupi i tij parlamentar i ka dërguar kërkesa PS-së dhe se me listate hapura është e pamundur që të kemi një koalicion klasik.
Murrizi: Gjatëgjithë kohës pazaret jashtë institucioneve janë bërë duke u marrë me zor nga ndërkombëtarët.Rama dhe Basha bëjnë sherr fallto, janë në sinkron të plotë. Më i sinqertë ështëDamian Gjiknuri që thotë se listat e hapura sjellin tensione. Sjellin tensioninmes atyre që duan të flasin në emër të qytetarëve shqiptarëve e të ngrenë dorëne të bëjnë ligje dhe qytetarëve shqiptarë, që nëse kalojnë ndryshimet nëparlament, do të jetë një tension i madh, sepse fytyra që nuk pëlqehen ngaqytetarët, do të shkojnë tek këta qytetarë.
Ne kemi çuar kërkesat tonanë bisedimet me PS-në. Dje është kalaur hapja e listave dhe është hequr propozimii kandidatëve për deputetë. Me listat e hapura është e pamundur që të kemi njëkoalicion klasik. Unë nuk i kam 28 deputetë që ta kushtëzoja kërkesën e grupit timpër lista të hapura kombëtare me prag natyral. Pra, është një grup miks që kapasur kërkesat e veta. Unë personalisht jam që çdo forcë politike të dalë nëtreg dhe të masë sa forcë ka.
Murrizishtoi se do të propozojë që votuesi shqiptar të ketë të drejtë të propozojë njëemër.
Murrizi: Unëdo të propozoj që votuesi shqiptar të ketë të drejtë të propozojë një emër. Atëherëdo të shohim se sa mbështetje do të marrin këta krerë partie. Do të shohim sesa vota do të marrin këta baballarët e kombit në simbiozë me partitë e madha.
Sëfundmi, Murrizi tha se në vitin 2017 ishin Basha dhe Rama ata që i hoqën koalicionet,ndërsa kur i propozoi opozita parlamentare nuk është mirë.
Murrizi: Vetëi hoqën në vitin 2017 Rama dhe Basha koalicionet. Pas marrëveshjes së tyre qëishte pazar, as Dash Shehu, as Fatmir Mediu nuk ishin. Kur i prishin këtakoalicione këta i bëjnë për të mirën e shqiptarëve, kur i kërkojmë ne të tjerët,është qamet i madh për këta. Në vitin 2008 kur e prekën kushtetutën dhe e bënë çorappa referendum, ishte për të mirë të shqiptarëve, kur e themi ne nuk bën, por pota thonë sërish këta bëhet prapë.