Mirditë, humb kontrollin e motorit, vdes 38-vjeçari

Një aksident mëpasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mirditë.

Drejtuesi i një motoçiklete,38 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka gjetur vdekjen.

“Sot, rreth orës 19:00, Rubik, Mirditë, drejtuesii  motoçikletës shtetasi Xh. N., 38 vjeç, banues në Rubik, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga, ku përpasojë ka gjetur vdekjen.”– njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethana të ngjarjes.

(foto ilustruese)