Basha zbardh takimin me Metën: Kodifikimi pa asnjë ndryshim të njëanshëm kushtetues
Kryetari i Partisë Demokratikle Lulzim Basha,bëri të ditur disa nga detajet e takimit të tij me Presidentin e RepublikësIlir Meta.
Përmes një postimi në Facebook, Basha shkruan sesituata e Covid-19 dhe kriza ekonomike ishin shqetësimet që ndau me kreun eshtetit.
Basha shprehet se në një situatë ku Covid-19 kadalë jashtë kontollit dhe kriza ekono9mike po thellohet, kryeministri Edi Rama po tenton të prishë një marrëveshjene 5 qershorit.
Basha theksoi se i konfirmoi presidentit Meta se Opozita e Bashkuar i qëndron plotësisht kodifikimit pa asnjë ndryshim dhe pa ndryshime të njëanshme kushtetuese, të dakordësisë së 5 Qershorit.
Postimi i Bashës në Facebook
Sot u takova me Presidentin e Republikës IlirMeta, me të cilin ndava së pari shqetësimin për situatën jashtë kontrollit tëpandemisë shoqëruar me shifrat e larta të ditëve të fundit të qytetarëve tëprekur me Covid-19. Është e qartë se dështimi më i madh i qeverisë është kthimii spitaleve në qëndra infeksioni, ndërkohë që vazhdon përpjekja e përgjegjësvetë kësaj situate të rënduar, për t'u fshehur dhe për t'ia lënë këtë faturëqytetarëve.
Për shkak të keqmenaxhimit të pandemisë, vendivazhdon të mbetet në listën e kuqe të Bashkimit Europian, duke i izoluarshqiptarët.
Kriza e thellë ekonomike, që po kap dimensionetë panjohura për Shqipërinë në këto 23 vitet e fundit, ishte gjithashtu nëqëndër të bisedës së sotme me Kreun e Shtetit.
Kriza e menaxhimit të pandemisë dhe ajoekonomike, i ka rrënuar shqiptarët dhe zbrazur xhepat e tyre. Pikërisht në këtësituatë, Edi Rama po tenton të prishë një marrëveshje të negociuar mendërmjetësimin e SHBA, BE dhe Britanisë Madhe, për t’i hapur rrugë zgjedhjeveme një klimë sadopak normale.
Pasojat e një hapi të tillë, do të jenë shumë tërënda për stabilitetin dhe integrimin europian të vendit. Bundestagu gjerman,që është autoriteti, i cili hap ose nuk hap dritën jeshile për negociatat, ushpreh fare qartë dje. Po kështu, është shprehur edhe Komisioneri përZgjerimin. Prej frikës së Edi Ramës nga zgjedhjet dhe humbja e pushtetit, Shqipëriapo rrezikon një izolim të dytë.
Opozita e Bashkuar do të bëjë gjithçka qëfaturën, e cila do të jetë shumë e rëndë, të mos e paguajë Shqipëria dheshqiptarët, por ta paguajnë ata që janë përgjegjësit e kësaj situate. Ndryshimiqë duan shqiptarët është i pandalshëm dhe rotacioni politik i pashmangshëm.
I rikonfirmova Kreut të Shtetit se Opozita e Bashkuar mbështet plotësisht qëndrimet e qarta të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian, Joseph Borrel, Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi dhe Bundestagut dhe i qëndron plotësisht kodifikimit pa asnjë ndryshim dhe pa ndryshime të njëanshme kushtetuese, të Dakordësisë së 5 Qershorit.