“BOOM” - Tirana pa rrugë, banori: “Na kujton fshatin. E kanë lënë me qëllim kështu”

Ashtu siç ju kemi thënë,“BOOM” do të trajtojë përsëri të tjera segmente rrugore, të cilat nuk kanë asnjë standard në infrastrukturë dhe për këtë përgjegjëse e vetme ështëbashkia, e cila nuk ka investuar.

Banorët,  sjellinpranë redaksisë sonë ankesa të shumta lidhur me këtë problematikë shqetësuese.

Përderisa përmirësimi igjendjes së rrugëve premtohet nëpër fushata, absolutisht që edhe ankesat më sëshumti kanë lidhje me mosmbajtjen  e premtimeve.

Rruga “Fuat Toptani”,pranë “Vilat gjermane”

“Skandaloze! Paguaj taksat. Janë duke vjedhur.”

“Kjo është lënë  në mënyrë që ta kujtojmë rrugën. Po u shtrua, çfarë kuptimi ka? E kanë lënë kastile që të kujtohet fshati.  Janë gjera të bukura. Na duken vetja si nëfshat dhe na pëlqen. Ne presim zgjedhjet që ta ripremtojnë prapë.”

“Faktet janë kokëforta. Nuk ka kryeqytet. Si katundi, sifshati, është njëlloj, pa rrugë. Premtimet janë të mëdha. Shih e shkruaj.Marrin lekët dhe…  Zona është e mirë, por nuk ka rrugë. Veliajt i them t’ikontrollojë vetë rrugët.”

Ruga “Jup Kastrati”

Fëmijë: Kur luaj me biçikletën, jam rrëzuar.  Ju lutem na e bëni rrugën mëtë mirë.

Fëmijë: Do i thosha Veliajt të na e shtronte dhe të na e bënte më të mirë përmakinat.

Kur bie shi, rrëmben tëgjithë dheun. E mbushin vetë banorët. Njerëzit ankohen. Çdo gjë duhet të shihetkur bëhet.  Të ishte bërë që kur e premtoi.

Rruga “Ismet Gusia”, Njësia 2

“As nuk ka ndërmend ta bëjë. Kemi halle, Qyteti është i pakulturuar kur nuk ka rrugë. Veliaj ka marrë votat dhe ka ikur.”

“Shihet me sy. Kam 30 vjet këtu. Paguaj çdo taksë e shteti nuk na ofron asnjë gjë. Jemi shumë të pakënaqur.”

“Rrugët duhen, por kush mund t’i bëjë? Jemi kot në këtë shtet. Pse po ikin njerëzit? E kam parë Veliajn, por mjerë ne që jemi këtu. Edhe njerëzit nuk ngrihen të gjithë.”

Rrugët “Anton Xanoni”dhe “Besim Abdiu”

“Kjo ka 50 vjet që nuk ka vënë dorë njeri.  Asnjë nuk eka bërë rrugën deri më sot. Erion Veliajt duhet ta bënte. Gjynah!”

“Shikoje se si është bërë. Veliaj të vijë edhe këtu të shohënjë herë. Nuk kanë bërë asgjë.”

“Nuk është se nuk e dinë si problem. Ne kemi bërë njëkërkesë dhe shpresojmë që të rregullohet.”