Bardhi: Rama gënjeu, ndryshimet kushtetuese shkelin marrëveshjen e 5 qershorit

Sekretarii përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi nga selia blu tha se Edi Rama gënjeupara shqiptarëve dhe partnerët strategjikë sot, kur deklaroi se do ndryshimetkushtetuese nuk prekin koalicionet.

SipasBardhit, faktet e nxjerrin zbuluar gënjeshtrat e Edi Ramës duke përmendur nenin68 të Kushtetutës ku aktualisht parashikohet se:

“Kandidatët për deputetë paraqiten nënivel zone zgjedhore nga partitë politike, koalicionet zgjedhore të partive politike,si dhe nga zgjedhësit.”

“Pra, parashikimi aktual përkoalicionet në kushtetutë, është shumë i qartë. Çfarë bën Edi Rama me ndryshiminKushtetutës, të miratuar nga Komisioni i Ligjeve? E zhduk termin koalicione dhee riformulon nenin 68 të Kushtetutës, si më poshtë: Kandidatët për deputetëparaqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike ose nga zgjedhësit.” – shprehet Bardhi.

 Bardhishton se kjo ndërhyrje e njëanshme në Kushtetutë shkel marrëveshjen e 5Qershorit

“Drafti i dakordësuar dhe firmosurnga palët, që Edi Rama thotë se do ta miratojë pa ndryshime. parashikonse “partitë pjesëtare të koalicionit të garojnë me lista shumemërore tëveçanta”. Pra, marrëveshja, jo vetëm lejon koalicionet parazgjedhore, poru jep mundësinë partive politike brenda një koalicioni të garojnë me lista tëveçanta.  

Ja, ku është drafti, i dakordësuarmes palëve sipas Marrëveshjes së 5 Qershorit, ku thuhet shprehimisht se “Përpartitë pjesëtare të koalicionit që garojnë me lista shumemërore të veçanta numrii kandidatëve në listën shumemërore nuk mund të jetë më i vogël se gjysma enumrit të mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse, shtuar dy.” – shprehet Bardhi

Bardhitha gjithashtu se dakordësinë e arritur me mbështetjen e partnerëve SHBA dhe BE, Edi Rama po tenton ta zhbëjë me ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës.

“Këto janë faktet që tregojnë se EdiRama I tmerruar nga zgjedhjet dhe rotacioni i pashmangshëm, me prishjen eMarrëveshjes së 5 Qershorit ai po kërcënon rëndë stabilitetin e vendit dhe tëardhmen evropiane të Shqipërisë.”