Tiranë: U kap duke transportuar 9 emigrantë të paligjshëm, pranga 21-vjeçarit, një tjetër në kërkim
Një 21-vjeçar u arrestua në flagrancë nga policia e Tiranës, pasi në bashkëpunim me persona të tjerë, dyshohet se kundrejt shpërblimit monetar, ka marrë me mjetin e tij privat, 9 shtetas emigrantë të paligjshëm.
Shtetasi J. K, iu kishte premtuar emigrantëve kalimin drejt vendeve të BE-së.
Finalizohet operacioni i koduar"TRACKING", i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve tëPaligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Sektorine Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë dhe Komisariatin e PolicisëKrujë.
''Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, drejt vendeve të BE-së, specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Krujë, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar "TRACKING", në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: J. K., 21 vjeç, banues në Has'', thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, u bë shpallja në kërkim e shtetasit E.K., 21 vjeç, i cili dyshohet se është i implikuar si bashkëpunëtor në këtëveprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatëssë Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëmtë kufijve”.