Rama: Opozita nuk vë kushte, Basha ta harrojë se mund të na diktojë, në lojë 3 palë
Pak orë pasi komisioni i ligjeve miratoindryshimet në kodin zgjedhor vetëm me votat e mazhorancës, Kryeministri Edi Ramanë një komunikim me gazetarë kërkoi të tregojë se PS i përmbahet marrëveshjes së5 qershorit.
“Komisionii Ligjeve ka votuar fjalë për fjalë draftin e dakordësuar me opozitënjashtëparlamentare më 5 qershor. E kemi votuar me shumicë jo me konsensus seopozita joparlamentare refuzon të pranojë mosdepolitizimin e komisioneve tëvotimit dhe numërimit çka është lëshimi i madh i bërë nga PS jo me hirin eobjektivave të vet por pahirin e një nevojë për ta përfshirë opozitënjashtëparlamentare në proces. Ndërkohë dje komisioni i ligjeve i ka hapur rrugëpjesëmarrjes së qytetarëve jo vetëm në zgjedhjen e partive por edhe dhënien epëlqimit për deputeten apo deputetin.”
Rama nuk arrin t’i kuptojë reagimet e PDdhe të Presidentit Meta për ndryshimet Kushtetuese, ndërsa Ilir Metën epozicionin në krah të opozitës.
“Nukmendoj se parlamenti është shporta e qershive të Nastradinit, ashtu si nukmendoj që Presidenti është Nastradini. Mendoj që në këtë pikë është e qartë qëPresidenti është në opozitë, Presidenca është një seli e opozitës dhe kemi treopozita në fakt, opozitën parlamentare, jashtëparlamentare dhe presidencialepor te kjo e fundit marrëdhënien e kemi institucionale.”
Ndryshe nga nismat e tjera, mendryshimet kushtetuese, Kryeministri nuk e ka përkrahjen e ndërkombëtare dhe përkëtë nuk i mbetet tjetër veçse të zhgënjehet për deklaratat e tyre,
“Gjermaniaështë një pikë referimi e botës dhe e jona. Deklarimi i djeshëm i Wadephulishte zhgënjyes në planin etik, i nxituar në planin institucional dhe içbalancuar në planin politik. Është mik shumë i mirë i Lulzim Bashës dhenjë mik i mirë edhe i imi personalisht, kam një komunikim të vazhdueshëm me tëdhe e çmoj shumë përkushtimin e tij për të ndihmuar në lehtësimin emarrëdhënieve politike në Shqipëri.”
Kreu i mazhorancës mohon që marrëveshjae 5 qershorit është kusht për të shkuar drejt konferencës së parë ndërqeveritare.
“Nuk ka askund të shkruar që Shqipëria të bëjëmarrëveshjen me Bashën apo partitë jashtë parlamentit për të bërë konferencënndërqeveritare, as që Shqipëria ka kusht për të bërë marrëveshje me partitëjashtë parlamentit. Shqipëria është shtet sovran, që me vullnet të plotë dhe nëfunksion të ëndrrës së madhe dhe të mbështetjes më të madhe në Ballkan ngapopulli i vet, troket për të hyrë në BE.”
Për heqjen e koalicioneve dhe për ndërhyrjetnë kushtetutë nxitimthi, Edi Rama gjen justifikim tek shprehja e Churchill.
“Nukjam aq budalla sa të mos kuptoj që atë që shqiptarët e duan sot, PS-ja nuk mundta refuzojë dhe pastaj të marrim ne koston. E gjitha lidhet me idenë dhefrikën, i gjithë atyre që e duan Shqipërinë se mos çmendet prapë grupimi ipartive që janë jashtë për të bërë atë që bëri.”
Por si do të vepronte Edi Rama në tënjëjtën situatë nëse do të ishte në pozicionin e Lulzim Bashës?
“Nëseunë do të isha Lulzim Basha, natyrisht nuk jam, dhe nuk është i detyruar të mëdëgjojë, do të isha në vijimësi i interesuar për dialog, tryezë, marrëveshje,rimarrëveshje në proces dhe mund ta them këtë se unë kam qenë aty ku ështëBasha.”
Duke ju kujtuar ndërkombëtarëve qëfirmosën një marrëveshje duke lënë jashtë rekomandime të OSBE/ODIHE, kreu i PSu kujton aktorëve vendas dhe të huaj se nuk mund të marrë urdhër nga askush.
“Kërcënimiqë o si themi ne, ose këtu bëhet nami nga partitë jashtëparlamentare nuk kafunksionuar dhe nuk do të funksionojë. Kërcënimi se po nuk u bë kështu, ne dotë bëjmë ashtu dhe pastaj bota do të thotë që këta nuk janë për Evropë jo vetëmqë nuk funksionon në pikëpamje të politikës së brendshme por në planin kombëtarështë një akt i dënueshëm dhe dënimin e jep populli me votë.”