Tropojë: Fqinji plagos me armë zjarri puonjësin e policise për motive pronësie
Një punonjës policie në Tropojë është plagosur me armë zjarri nga fqinji i tij për motive pronësie.
Mësohet se punonjësi ka marrë dy plumba në këmbë.
Në momentin e ngjarjes, ai ka qenë jashë shërbimit, dhe fatmirësisht ndodhet jashë rrezikut për jetën.
''Më datë 15.07.2020, rreth orës 14:30, në fshatin Bujan, si pasojë e një konflikti të çastit për motive pronësie, shtetasi R. B., në afërsi të banesës, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, jashtë rrezikut për jetën, komshiun e tij shtetasin A. H., punonjës policie i Komisariatit të Policisë Tropojë, i cili në momentin e ngjarjes ishte jashtë shërbimit dhe ngjarja s’ka lidhje me detyrën'', thuhet në njoftimin e policisë.
Shërbimet e Policisë janë nisur menjëherë nëdrejtim të vendit të ngjarjes për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin eautorit.
Grupi hetimor po shkon në vendngjarje, përzbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.