Më shumë kanabis këtë vit
Mëshumë se dy muaj nga nisja e kontrolleve me dron për evidentimin e kultivimittë kanabisit, policia ka arrestuar 71 persona ndërsa 12 të tjerë i ka shpallurnë këkrim. Gjatë këtij viti vihet re një tendencë në rritje e bimëve tëasgjësuara krahasuar me vitin e shkuar. Kultivuesit kryesisht synojnë sera meplastmasë, zona të pyllëzuara dhe tunele.
Kur kanë kaluar më shumë se 2 muaj që nga nisja e kontrollittë territorit, nga toka dhe ajri për evidentimin dhe goditjen e tentativave përtë kultivuar kanabis, policia ka vënë në pranga 71 persona.
Krahas tyre blutë kanë shpallur në kërkim dhe 12persona të tjerë, ndërsa kanë vënë nën hetim dhjetëra kryepleq fshatrash dheadministrator njësish administrative.
Kontrolle në ajër janë duke u kryer duke përdorur32 dronë dhe helikopterin e policisë, por njëkohësisht burimet bëjnë me dije sedhe Guardia Di Finanza është duke kryer fluturime në disa pjesë të territorit.
Përveç fluturimeve ajrore, 123 grupe kontrolli ngatoka vijojnë kërkimet për evidentimin e parcelave me kanabis.
Për këtë vit nuk ka shifra zyrtare sa bimëkanabisi janë evidentuar, edhe pse Ora News u interesua pranë policisë sështetit.
Në njoftimet zyrtare blutë shprehen se nga kontrolletme helikopterët dhe dronë janë evidentuar tentativa për kultivim në numër tëvogël të bimëve që varionin nga 5 deri në 15 fidanë dhe në zona shumë të thepisura,malore dhe të pyllëzuara.
Të vetmet të dhëna zyrtare që janë publike janëraportet e Ministrisë së Brendshme që tregojnë për një rritje të numrit tëbimëve të asgjësuara krahasuar me vitin e shkuar.
Vetëm në muajin maj janë asgjësuar 17 mijë bimëkanabisi në gjithë territori, 7 mijë më shumë se e njëjta periudhë e vitit tëshkuar.
Po ashtu dhe numri i veprave penale është rriturme pothuajse dyfishin e vitit të shkuar.
Në maj të këtij viti janë regjistruar 70 veprapenale për kultivim kanabisi, nga 40 që ishin vitin e shkuar.
Sipas burimeve të policisë tendenca e kultivimittë kanabisit në zonat malore është në rritje, ndërsa efektivët kanë konstatuarlëndë narkotike në sera të ndërtuara me plastmasë, vende të hapura rishtas,fidanë në kubikë, apo dhe tentativa kultivimi në tunele të zonave të thella.