Përkujtohet 15 korriku, Ambasadori turk: Autoritetet të marrin masat, jo sulme ndaj Memorialit

Në 4 vjetorin e asaj që Turqia e quan grusht shteti, në Tiranë janë zhvilluar homazhe për nder të viktimave para memorialit të ndërtuar në Liqenin Artificial. Gjatë fjalës së tij Ambasadori turk tha se ndër viktimat e 15 korrikut kishte edhe shqiptarë. 

Tentativa për grusht shteti në Turqi më 15 korrik 2016 i kushtoi jetën 251 personave të cilët qeveria turke i ka shpallur tashmë dëshmorë. 

Pikërisht kjo ditë e quajtur15 korriku i ditës së demokracisë dhe unitetit kombëtar përkujtohet edhe ngaAmbasada turke çdo vit në vendin tonë. 

Këtë 15 korrik nderimet u bënnë Memorialin kushtuar të rënëvë që është vendosur pranë Liqenit Artificial. 

I pranishëm në ceremoniambasadori i republikës së Turqisë Murat Ahmet Youruk tha se ndër dëshmorëtkundër grushtit të shtetit, kishte dhe persona me origjinë shqiptare.

"Ky memorial mbannjë kujtim të veçantë jo vetëm për popullin turk, por në të njëjtën kohë edhepër vëllezërit tanë shqiptarë. Midis 251 dëshmorëve që u derdhën rrugëve natëne 15 korrikut, që sakrifikuan heroikisht jetën për vendin e tyre dhe që emrat etyre janë shkruar këtu, ka edhe shtetas tanë me origjinë shqiptare".

Gjithashtu ambasadori Youruknuk harroi të jepte dhe një mesazh për vandalizmin që iu krye këtij monumentivitin e kaluar.

"Por fatkeqësishtky monument është vlerë e përbashkët e popullit turk dhe atij shqiptar si dheflamuri turk që është simboli ynë kombëtar, vitin e kaluar u sulmua katër herësi rezultat i provokacioneve të qarqeve të lidhura me FETO në Shqipëri. Ngaautoritetet shqiptare ne presim që tashmë t’i dorëzohen drejtësisë ata qëkurdisën dhe provokuan nëpërmjet medias sociale këtë sulm të urrejtes dhe ataqë i realizuan ato".

Gjatë përleshjeve të 4 vitevemë parë një pjesë e ndërtesave qeveritare u sulmuan nga kryengritësit, çkasolli si pasojë të paktën 77 mijë të arrestuar nga të cilët 10 mijë ushtarë.

Të gjithë u akuzuan dhegjykuan si pjesmarrës në komplotin që sipas qeverisë turke e inicioi dherealizoi kleriku Fetullah Gylen, i cili sot e kësaj dite qëndron në arrati në Amerikë.