Meta 50 min me Bashën në Presidencë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Korrik 2020, 15:20
Vendimi i mazhorancës për të ndryshuar kodin zgjedhor, duke hequr formulën aktuale të koalicioneve parazgjedhore, ka vënë në lëvizje Presidentin.
Në takimin me kryetarin e PD-së, Lulzim Bashën, që zgjati 50 minuta, kreu i Shtetit Ilir Meta e ka cilësuar lëvizjen e PS si cënim të rëndë të Kushtetutës.
Kreu i selisë blu nga ana e tij ka vënë theksin te rreziku që i kanoset procesit të negociatave të integrimit të Shqipërisë në BE.
Foto: LSA