Soreca: "5 qershori” kusht për negociatat, të miratohet
Votimi i marrëveshjessë 5 qershorit për reformën elektorale është konsideruar kusht për negociatat eintegrimit. Me këtë mesazh të dhënë në Vlorë ambasadori i BE-së Soreca, i kakonsideruar ndryshimet e Kushtetutës si tejkalim i këtij pakti. Duke saktësuarse për këtë duhej të ishin zhvilluar konsultime, ai thekson se për to duhetgjetur mekanizmi gjithëpërfshirës.
Në ditën që Tirana ziente nga zhvillimet politike, zërizyrtar i Bashkimit Europian në Shqipëri, ambasdori Luigi Soreca u ka bërëthirrje që të zbatojnë marrëveshjen e 5 qershorit duke e votuar sa më shpejt nëKuvend.
“BE e ka mirëpritur marrëveshjen e 5Qershorit. Ka qenë proces gjithëpërfshires. Është thelbësore që kjo marrëveshjetë miratohet. Ky është prioriteti kryesor. Ndaj ftojmë parlamentin që ta votojë.”
NgaVlora, Soreca i cili së bashku me ambasadoren e SHBA-së Kim dhe atë britanikNorman, i përsëriti politikës shqiptare se pa eeformën zgjedhore nuk ulen nënjë tryeze me BE.
“Reforma zgjedhore është kusht kusht kyç përfillimin e negociatave të anëtarësimit, kjo është bërë e qartë edhe në përfundimete këshillit në mars 2020. Pa ketë kusht, Shqipëria nuk mund të ulet nëkonferencen e parë ndërqeveritare.”
Përndryshimet kushtetuese që hapin listat dhe ndalojnë koalicionet zgjedhore, Ambasadoritha se nuk janë pjesë e rekomandimeve, ndaj rekomandoi dialog me mekanizmin emarrëveshjes së 5 qershorit.
"Kemi parë që janë bërëdisa propozime shtese, të ashtuquajturat ndryshime kushtetuese për sisteminzgjedhor. Këto nuk janë pjesë e rekomandimeve të OSBE ODIHR, pra janë jashtëtyre. Sipas orientimeve të Venecias eOSBE këto ndryshime për sistemin zgjedhor do të kërkonin që të bëheshinkonsultimet e duhura. Ne natyrisht enjohim rolin e parlamentit për sistemin zgjedhor. Ne inkuratojmë të gjitha palëte përfshira që të vijojnë diskutimin, dialogun me të njëjtën frymë bashkëpunuesedhe të njejtin mekanizëm gjithëpërfshirës për marrëveshjen e 5 qershorit".
Kjoështë deklarata e dytë e fortë e dhënë për tensionet politike, ku dhe nënkryetarii CDU-CSU paralajmëroi ndërprerjen e negociatave të integrimit nëse ndërhyhettej marrëveshjes së 5 qershorit.