I dënuar për drogë, kapet 36-vjeçari, procedohet në gjendje të lirë kryetari i njësisë administrative Gur i Zi
Policia e Shkodrës vijon kontrollin e territoritpër parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, dhe ka bërë të mundur kapjene një 36-vjeçari i cili ishte shpallur në kërkim.
Shtetasi P.N ishte dënuar me masën e sigurisë'Arrest me burg' për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.
Operacioni policor “Mazrek 2020 u finalizua ngastrukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë eRrethit Gjyqësor Shkodër.
''Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në kuadër të operacionit policor “Mazrek 2020”, u bë ndalimi i shtetasit në kërkim P. N., 36 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër'', thuhet në njoftimin e policisë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar që kyshtetas, në fshatin Mazrek, lagjja “Geraj”, Njësia Admininistrative Gur i Zi,ka kultivuar fidanë narkotike në një sipërfaqetoke pyjore.
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë, shtetasi Pjerin Marku, 31 vjeç, me detyrë kryetar i Njësisë Administrative Guri i Zi, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Shpërdorim detyre”.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranëGjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.