Kume: Heqja e koalicioneve, anti-kushtetuese, ndryshimet bien ndesh me marrëveshjen e 5 qershorit

Në një intervistë për Ora News, eksperti i çështjeve zgjedhore,Kristaq Kume tha se nisma për heqjen e koalicioneve parazgjedhore ëhstëanti-kushtetuese.

Kuam u shpreh se nëse do të ishte funksionale GjykataKushtetuese do ta hidhte poshtë një nismë të tillë.

Kristaq Kume: Koalicionet parazgjedhore, heqja e tyre për mendimin e tim është njënismë jo kushtetuese. Ne kemi ratifikuar konventën e të drejtave të njeriut dhekonventa të tjera, ku sipas tyre qytetarët kanë të drejtë që të formojnë partipolitike dhe të ushtrojnë aktivitetin e tyre politike. Duke qenë se i kemi ratifikuarnë këto konventa dhe duke qenë se edhe kushtetuta i parashikon që këto konventatë respektohen.

Nëse do tëkishim funksionale Gjykatën Kushtetuese, jam i prirur të mendoj se do të ishteshumë probabël që të hidhej si anti kushtetuese një nisëm e tillë. Ndërsa,ndryshimet e tjera nuk i shoh në kundërshtim me kushtetutën tonë.

Palët kanë rënëdakord që ta realizojnë ndryshimin në legjislacion në kuadër të dy ndryshimevetë mëdha: ndryshimin e kodit zgjedhor për të pasqyruar aty rekomandimet eOSBE-ODHIR, dhe ndryshimi i dytë, rregullimi i legjislacionit për të bërë mëfunksional demokracinë përfaqësuese dhe demokracinë e drejtpërdrejtë. Kjo do tëthotë ndryshime në sistemin zgjedhor, në partitë politike dhe në ligjin përreferendum. Këto janë dakordësuar edhe në këshillin politik.

Kume shtoi duke thënë se ndryshimet kushtetuese që kërkohenpa miratimin e opozitës bien ndesh me marrëveshjen e 5 qershorit.

Kristaq Kume: Kjo që kërkohet të bëhet sot me ndryshimet kushtetuese, pa përfshirë nëtë opozitën parlamentare, natyrisht që bien ndesh me marrëveshjen e 5qershorit. Palët kanë rënë dakord të katërta dhe produkti duhet të kalojë si itillë pa vënë asnjë kusht tjetër. Këtu unë shoh një zhvillim jo normal tëprocesit dhe një shmangie të dakordësive të arritura me shumë mundim nga forcattona politike. Rruga e zgjedhur për mua nuk është ajo e dakordësuara.